Rëndohet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, duke shkuar në 631 viktima. Shqetësuese prezantohet situata e koronavirusit në Itali dhe pak orë nga hyrja në fuqi e dekretit të ri të qeverisë italiane e cila ka shpallur zonë të e nën rregullin e masave drastike të limitimit të lëvizjes në të gjithë territorin. Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 631 viktima e 10149 të infektuar. Mësohet se 877 të infektuar po kurohen në terapi intesive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima. Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht është pozicionuar kryeqyteti Romë numri i të infektuarve është 116 e janë regjistruar 6 viktima. Personat e prekura nga koronavirus ka në të gjitha rajonet italian e ai më pak i prekur mbetet rajoni Bazilikatës me 7 pacientë e asnjë viktimë. Deri më sot në Itali janë kryer 60 761 tamponë. Ndërsa si lajm i mirë mund të përmendet se në zoën ku u shfaqën për herë të parë shenjat e Koronavirusit. “Zona e Lodi dhe Codogno është e vetmja ku infeksioni koronavirus po zvogëlohet. Kjo ka bërë që të gjithë kryetarët e bashkive të kërkojnë që të merren masa më të rrepta për të gjithë Lombardinë”. Kështu ka deklaruar guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, i cili u kthye të flasë në konferencë pas përfundimit të vetëizolimit parandalues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




