Kur qeveria shpalli zyrtarisht se është prekur nga COVID-19 dhe dy qytetarë babë e bir, janë vendosur në karantinë, në daljen e parë publike të kësaj të hëne, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino konfirmoi se 28-vjeçari i cili ka hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt është pacienti zero dhe cilësohet si rast i importuar.
“E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë është i ati, edhe ai i infektuar. Vijojmë gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta të tij, që mund të jenë prekur”, tha Bino.
Sipas ekspertes është bërë edhe hetimi epidemiologjik për rastin i rastit në fjalë. Bino është shprehur se janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta të pacientit zero gjatë ditës së djeshme, ndërkohëqë sot janë gjurmuar edhe 24 kontakte të tjera, të cilët janë vetë-karantinuar. Epidemiologia tha se Shqipëria mund të kryejë nga 200 deri në 500 analiza në ditë.
Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se janë testuar 65 raste në vendin tonë, ndërkohë që 14 teste janë ende në pritje të përgjigjes.

Ajo njoftoi se ka urdhëruar kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. “Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- tha ministrja.
Në krah të djathë të ministres kur u shfaq në daljen për mediat isht edhe infeskionisti Tritan Kalo, i cili ishte mjeku që kishte vizituar të dy pacientët e prekur nga virusi. Për të ulur dozat e panikut, ç’ka në fakt Kalo e ka bërë shpesh në profilin e tij në Facebook, mjeku tha se pjesa më e madhe e të infektuarve në botëështë shëruar dhe të dy shqiparë e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritet më se shumë se disa herë i mëshuan faktit se kanë ndjekur të gjithë protokollin dhe se janë në gjurmë të përhapjes së virusit. Gazeta Si e pyeti Shefen e ISHP-së nëse publiku përmes mediave duhet ta dijë se në cilën zonë kanë jetuar dy të prekur në Tiranë për dy arsye: që njerëzit përreth zonës të jenë më vigjilent dhe të marrin masa por edhe që publiku të mund të verifikojnë nëse autoritet, po kryejnë kontrolle në terren ashtu siç pretendojnë. Në disa media kanë dale edhe emrat e dy personave të infektuar madje është dhënë informacion edhe për jetën dhe aktivitetin e tyre në Tiranë, por Bino thotë se”për shkak të ligjeve dhe rregullave të konfidencialitetit nuk mund të jepen të dhëna të tilla.
Zonja Bino u pyet edhe nëse publiku mund të kenë pamje nga karantina, jo tha që mund të ketë pamje të kapaciteteve të marra.
Më herët kryeministri Edi Rama, njoftoi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në vend. Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeministri njoftoi se është rezervuar një fond shtesë për shëndetësinë prej 400 milion lekësh.
“Është me shumë rëndësi të theksoj se kemi gjetur jo vetëm mirëkuptimin, por edhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, që është parashikuar për t’u futur në dispozicion të kësaj përballjeje, është e mirë organizuar, e mirë informuar dhe është e mirë angazhuar,” u shpreh kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




