Ngjarje

Vdes pacienti i tretë në Britani

Një pacient i tretë në Mbretërinë e Bashkuar që kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka vdekur, njoftuan autoritetet shëndetësore britanike të dielën në mbrëmje. Pacienti, i cili ishte i moshës mbi 60 vjeç, kishte ‘kushte të rënduara shëndetësore’ dhe ishte kthyer kohët e fundit nga udhëtimi në Itali.
Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Manchesterit të Veriut, kryemjeku i të cilit Chris Whitty, konfirmoi lajmin.
“Më vjen shumë keq që po raportoj se një pacient i tretë në Angli i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 fatkeqësisht ka vdekur”, u shpreh profesor Whitty. “U shpreh ngushëllimet familjes dhe kërkoj që të respektohet privatësia e tyre. Pacienti, i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Manchesterit të Veriut, ishte mbi 60 vjeç dhe kishte kushte të rënduara shëndetësore. Kohët e fundit kishte udhëtuar nga një zonë e prekur. Gjurmimi i kontakteve të tij tashmë është duke u zhvilluar”, tha Whitty.
Një zëdhënës nga ky spital tha se 60-vjecari ishte kthyer nga një udhëtim në Itali.
Lajmet për vdekjen e tretë nga koronavirusi vijnë në një kohë kur Britania e Madhe regjistron numrin më të madh të saj të të prekurve me koronavirus, me të paktën 64 pacientë të rinj të diagnostikuar vetëm këtë të dielë, duke e çuar numrin e të infektuar në mbi 273 njerëz.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social konfirmoi rritjen e kësaj pasditeje dhe tha se gjithsej 23.513 persona janë testuar deri tani për sëmundjen.

Spitali i Përgjithshëm i Manchesterit të Veriut

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë