Ngjarje

Italia në panik (fotogaleri)

Paniku masiv ka përfshirë Italinë, pasi qeveria vendosi një karantinë që prek 16 milionë njerëz në rajonin verior të vendit në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës. Covid-19 ka kapluar Italinë ku numri i rasteve u rrit me 1247 të infektuar në 24 orët e fundit – rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit i koronavirusit.
Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret në orët e para të mëngjesit që do të vazhdojë deri më 3 prill duke ndaluar rreth 16 milionë njerëz të lëvizin brenda dhe jashtë në disa rajone në veriun e zhvilluar të vendit.
Lajmet për karantinën rodhën në media duke shkaktuar fillimisht kaos ndërsa njerëzit nxituan të dilnin para se të vendoset bllokimi. Por disa orë pasi u bë njoftimi për herë të parë, autobusët dhe trenat duket se ende po funksionojnë duke lejuar lëvizjen e udhëtarëve në panik.
Nën situatën e karantinës, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura por duhet të sigurojnë që të gjithë të ulen të paktën tre metra larg njëri-tjetrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë