Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se do të anulohen të gjitha fluturimet që vijnë nga Italia e Veriut, zona e prekur më së shumti nga koronavirusi i ri.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ministri shkroi se ky ka qenë një rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, për shkak të vendimit që mori qeveria italiane gjatë ditës së sotme.
“Fluturimet janë ndërprerë. Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë”, ka shkruar më tej Abdixhiku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




