Ngjarje

Tre të prekur nga koronavirusi në Maqedoni, rekomandohet ndalimi i tubimeve

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në tre persona, pas analizave të dala pozitive për një çift nga Dibra.

Çifti ishte kthyer në shtëpinë e tyre pas një vizite në Itali, ku dyshohet se janë infektuar me virusin në fjalë. Ata nuk kanë shfaqur simptoma në momentin kur kanë hyrë, por disa ditë më vonë janë paraqitur pranë qendrave shëndetësore me të gjitha shenjat e koronavirusit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka këshilluar ndalimin e të gjitha tubimeve publike, zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë dhe ndërprerje të aktiviteteve të tjera kulturore e sociale.

Në rajonin tonë, numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar e mban Greqia me 45 raste, ndërsa zyrtarisht ende të paprekura nga epidemia janë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë