Ngjarje

Gruaja nga Lushnja nuk është e prekur nga koronavirusi, e konfirmon edhe analiza ISHP

Autoritetet e shëndetit në Lushnjë dyshuan ditën e premte se një grua 50-vjeçare nga Lushnja është e prekur nga koronavirusi.

Informacionet paraprake vinin nga spitali i qytetit. Aty gruaja u paraqit me simptomat e virusit: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Pas analizave të  bëra si fillim në spitalin e Lushnjes, gruaja është mbajtur në karantinë për rreth 1 orë dhe më pas është dërguar drejt Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë për egzaminime të thelluara.

Por burime të sigurta i thanë gazetës se dyshimet për koronavirusin kanë rënë dhe gruaja paraqet shëndet të stabilizuar.

Gjithsesi, për t’u siguruar Instituti i Shëndetit Publik mori një tampon nga pacientja në fjalë dhe e analizoi në laboratorin e certifikuar nga OBSh. Edhe këtu analizat dolën negative dhe zyrtarisht, pas më shumë se 40 rasteve të dyshuara, Shqipëria vijon te mbetet në listën e vendeve të paprekura nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë