Ekonomi

Tatimpaguesve të prekur nga tërmeti do t’u zbriten shpenzimet

Administrata tatimore ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesve të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor (qofshin ata individë apo njësi ekonomike), shpenzimet në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti do t’u njihen si të zbritshme.

Që tatimpaguesit të përfitojnë nga këto lehtësira fiskale ata duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore këto dokumenta:

• Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj;
• Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara;
• Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata.

Konkretisht do të njihen si shpenzime të zbritshme vlera kontabël e mallrave si dhe vlera kontabël e mbetur e aktiveve, që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”.

Krahas njoftimit Drejtoria Rajonale e Tiranës i’u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të prekur nga tërmeti, se janë të lutur që brenda datës 10.03.2020, të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar dokumentacionin e mësipërm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë