Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka shpërndarë sot një video-mesazh rreth ligjit të ri të emigrimit të fuqisë punëtore në Gjermani. Ai shpjegon se çfarë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji më një mars dhe mundësitë për punësim në Gjermani.
Me hyrjen e pranverës ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian ka lehtësuar procedurat për punëtorët që vijnë nga vende jashtë BE-së, ndërkohë që paga minimale në Gjermani do të rritet përsëri, me 9,35 euro në orë ose 515 euro në muaj.
Sipas ligjit të ri, dy ndryshimet me të mëdha do të jenë që punëtorët e aftë me kualifikim profesional do të jenë në një pozitë të barabartë me të diplomuarit në universitet. Po ashtu ligji i ri mundëson qëndrimin në Gjermani për gjashtë muaj kujtdo që kërkon një punë, pra pa pasur ende kontratë.
Kush ka një kontratë pune apo një ofertë konkrete të vërtetuar pune, mund të marrë një vizë pune për katër vjet ose për sa kohë nënshkruhet kontrata. Pas katër vitesh qëndrimi, ai mund të kërkojë një vizë për qëndrim më afatgjatë, nëse plotësohen kushtet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



