Bashkimi Europian e ka ngritur nivelin e rrezikut nga koronavirusi nga “të moderuar” në “të lartë”, duke u kërkuar të gjitha vendeve anëtare të jenë të përgatitura.
Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se ka formuar një grup pune, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit në të gjithë Europën.
“ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) ka njoftuar sot se niveli i rrezikut është rritur nga ‘i moderuari” në “të lartë”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel. “Me fjalë të tjera, virusi po vazhdon të përhapet.”
Ajo tha se zyrtarët europianë kishin kaluar tetë javët e fundit duke punuar “intensivisht” për të gjetur një mënyrë për të luftuar virusin.
Komisionerja europiane e Shëndetit Stella Kyriakides tha se 38 qytetarë të BE kishin vdekur dhe se tani kishte 2.100 raste të konfirmuara të koronavirusit në 18 nga 27 vendet anëtare të unionit.
Koronavirusi duket se nuk ka alarmuar jo vetëm qytetarët por edhe politikanët europianë.
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer është parë duke refuzuar t’i japë dorën kancelares Angela Merkel, pas këshillave të autoriteteve për të shmangur kontaktin fizik.
Kur Kancelarja i zgjati dorën në një takim për emigracionin, ai e refuzoi, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Zonja Merkel i përgjigj duke i thënë: “Kjo ishte gjëja e duhur, merrni shembull”.
Numri i rasteve të konfirmuara Itali i ka arritur në gati 1700 ndërkohë që ai i viktimave në 42. Ndërkohë numri i të prekurve në Gjermani u rrit në 150 sot, pasi u dyfishua në 129 të dielën.
Gjermani është tanimë vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Europë, e ndjekur nga Franca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




