Sociale

Moti i keq dhe era e fortë sjell vonesa në Portin e Durrësit

Moti i keq dhe era e fortë ka sjellë vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Autoriteti Portual Durrës thotë se dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Po ashtu, era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Por, moti i paqëndrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.

https://www.facebook.com/durresportauthority/posts/493793417936319?__xts__[0]=68.ARB14bK5PkvbyVkG4HllBfxYaT6DaetX5qkTVlzVl6Xt8KOhrRnGfqrp3bMgHSvlVFe5aaHS2XURUOdrfwHY7iPaxN4d15K5rg8lqs_0-HDk79gYO9l8RYBMsV2szhpLn8EBZbKU-D9ojaxFUf9rDbNBAyiMKj0R51obnTuX83LuQR9B5K9fVLgvPZ-O2ikDkRMT_OB9FS6Fdjv03gtwxrXOooxJxDlj5iSYQ5XfQXPAUcxiUHTX1P4HjnazIaFAUbxT_7Y-z8fgzg5ImJWwGzIImSsgD-mu19MFIdDHhRthRgcdhWsFLfS4TBbWkrmTkBC9q8ZZ1Aom9N4zoAfbn5U&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë