Një video me pamje shqetësuese është bërë virale në rrjetet sociale, ku tregohen njerëz të dyshuar si të infektuar me koronavirus, të cilët tërhiqen me forcë nga shtëpitë e tyre. Gjithçka ndodh ndërkohë që regjimi komunist po nis të grumbullojë të infektuarit dhe t’i çojë nëpër kampe.

Në video shihen zyrtarë të shëndetësisë dhe jo vetëm, me kostume mbrojtëse, teksa kapin të paktën dy persona, ndërsa më pas një burrë i tretë tërhiqet nga dyshemeja dhe merret me vete.
Pamjet, që mendohet se janë filmuar në Wuhan, vijnë pasi Zëvendës Kryeministri i Kinës Sun Chunlan bëri thirrje për një “luftë të popullit” kundër epidemisë së përhapur shpejt.
Deri sot (e shtunë), më shumë se 700 njerëz janë vrarë nga koronavirusi i ri. 86 njerëz vdiqën vetëm të premten, ndërsa më shumë se 34.500 persona janë infektuar në të gjithë botën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



