Përgjatë muajit janar, çmimet e produkteve të shportës bazë të mallrave u rritën me 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe spe grupi i “qirave, ujit, lëndëve djegëse dhe energjisë” dhe grupi i “Ushqimeve” kanë kontribuuar në ritmin e rritjes së shtrenjtimit të çmimeve, inflacioni është larg objektivit të bankës së Shqipërisë 3%.
INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020, krahasuar me Dhjetor 2019, është 1,9 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” , “Transporti”, etj.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




