Ekonomia botërore është në një gjendje të pafundme fluksi.
Fakti është se miliarda variabla – sëbashku të mëdha e të vogla – faktorë të çdo përllogaritjeje të prodhimit të ekonomisë në tërësi, inpute të cilat po ndryshojnë gjatë gjithë kohës.
Të blesh ushqime apo të mbushësh makinën me naftë çdo ditë, faturat mund të duken thjesht si një gabim rrumbullakimi, kur ne po flasim për triliona dollarë, por çdo vendim mikroekonomik ose një grup preferencash mund të shtohen në faturën totale.
Dhe si preferencë të konsumatorëve, teknologjia, marrëdhëniet tregtare, normat e interesit, dhe kursi i këmbimit — kështu përbërja përfundimtare e ekonomisë botërore shkon në 86 trilion dollarë.
PBB e vendeve, sipas madhësisë
HowMuch.net ofron një paraqitje më të fundit të peizazhit ekonomik global.

Paraqitja ka marrë për analizë PBB-në nominale për të matur prodhimin ekonomik, i cili është i ndryshëm ngase përdorimi i PBB-së të rregulluar për paritetin e fuqisë blerëse (PPP). Të dhënat në diagramin dhe tabelën më poshtë vijnë nga rifreskimi më i fundit i Bankës Botërore, botuar në korrik 2019.
15 ekonomitë paraqesin 75% të PBB-së totale globale, e cila arriti deri në 85.8 trilion dollarë në 2018 sipas Bankës Botërore.
Më interesante, hendeku midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara po ngushtohet – dhe në terma nominal, madhësia e ekonomisë së Kinës është tani 66.4%.
Vendet me të ardhura të ulëta – të cilat kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 705 milion njerëz – shtojnë vetëm 0.6% të PBB-së globale.
Ekonomitë më të mëdha në 2030
Deri në vitin 2030, fytyra e ekonomisë globale mund të duket shumë më ndryshe sesa sot.
Sipas parashikimeve të fundit nga Standard Chartered, një bankë shumëkombëshe me seli në Londër, në dekadën e ardhshme do të shihen të rriten në shkallën e ekonomisë botërore tregjet në zhvillim si India dhe Turqia për t’u bërë mandej qendrat e energjisë së nesërme.

Nëse parashikimet e përdorura dëshmojnë të jenë të sakta, ekonomia më e madhe në 2030 do të jetë Kina me 64.2 trilion dollarë në PBB, pasi të përshtatet sipas barazisë e fuqisë blerëse (PPP).
Kjo shifër është afro 20 trilion dollarë më shumë se ekonomia e Indisë, e cila do të jetë ekonomia e dytë më e madhe deri në atë kohë.
Nga e mira në shumë e mirë
Ndërsa përmasa e madhe e ekonomisë kineze është padyshim diçka që pritet, mbase historia më interesante këtu është rritja e tregjeve në zhvillim në përgjithësi.
Deri në vitin 2030, parashikohet që shtatë nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë do të jenë në atë kategori:
Gjatë këtij afati kohor, vendet si Egjipti, Kina, India, Indonezia, Turqia dhe Brazili do të shohin që ekonomitë e tyre të zgjerohen me një rritje tre-shifrore në terma PPP (të fuqisë blerëse).
Në veçanti, ekonomia e Indisë do të rritet nga rritja e shpejtë e popullsisë në qytetet e saj, të cilat janë disa nga zonat urbane me rritje më të shpejtë në planet. Në të njëjtën kohë, ekonomia e Egjiptit pritet të rritet nga 1.2 trilion në 8.2 trilion dollarë sipas bankës – megjithëse kjo tingëllon mjaft optimiste.
Ekonomitë e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia do të vazhdojnë të rriten – por jo me ritmin e vendeve në zhvillim. Nëse këto parashikime rezultojnë të sakta, ekonomitë japoneze dhe gjermane do të zaptojnë listën përkatësisht në vendet # 9 dhe # 10. /ForumiEkonomikBotëror/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




