Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të implikuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, RENEA ka zbarkuar ditën e sotme në Lezhë.
Pas Shijakut dhe Shkodrës, ky është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për pengmarrjen e 17 janarit në Kamëz, ku Jan Prenga u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 283 kg kokainë, e cila i përkiste në fakt një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.
Mësohet se efektivët kanë kontrolluar disa banesa dhe lokale, ndërsa raportohet për disa të shoqëruar.
Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.