Ekonomi

Sejko: Qeveria të rindërtojë brenda afateve, tërmeti do të ketë pasoja në ekonomi

Guvernatori Gent Sejko tha në konferencën periodike për shtyp pas Mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës se shqiptarët do të vuajnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit kryesisht gjatë vitit 2019-të.

Efektet shpjegoi ai nuk do të shtrihen për ekonominë as në afatmesëm e as në afatgjatë vetëm nëse qeveria do të kryejë rindërtimin brenda afateve të deklaruara. Në të kundërt, u shpreh guvernatori, efektet negative të tërmetit në ekonomi do të zgjasin sepse efeketet psikologjike do të tejkalojnë ato materiale.

Këshilli Mbikqyrës vendosi që stimuli monetar është i përshtatshëm dhe norma bazë e interesit do të mbetet 1%.

Ndërhyrja e politikës monetare sipas guvernatorit, do të ndodhte në rast se pasojat e tërnetit do të shtriheshin në kohë.

Guvernatori gjatë analizës që I bëri ekonomisë, theksoi se rritja e pagave dhe kostove të prodhimit është e pamjaftueshme për kthimin e inflacionit në objektiv që tregon se punësimi I plotë është larg.

Sipas tij, rindëritmi do të japë efekt pozitiv, por me kohën.

Rritja e punësimit dhe pagave do të mbështesë zgjerimin e konsumit familjar, eksportet do trë përfitojnë nga zgjerimi i sektorit të turizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë