Ekonomia e fuqishme është goditur në zemër. Askush nuk ka dyshime që Kina, tashmë e dobësuar prej luftës tregtare me Trump, është viktima numër nji e epidemisë. Të vlerësosh impaktin e koronavirusit mbi Kinën nuk është e lehtë, por me mbi 50 mln njerëz në karantinë dhe mijëra fabrika të mbyllura, parashikimet bëhen ende më të zymta.
Sipas Oxford Economics, në tremujorin e parë të vitit virusi do t’i kushtojë ekonomisë së dytë të botës dy pikë përqindjeje të PBB-së, duke penguar rritjen e përgjithshme të 2020-ës në 5,4% (nga 6% e parashikuar para epidemisë). Por problemi i vërtetë është që koronavirusi, duke detyruar mbylljen e mijëra fabrikave kineze, po shkatërron zinxhirë të tërë vlere gjerësisht të globalizuara: dhe nuk bëhet fjalë vetëm për industri kimike dhe automobile, me furnizimin e komponentëve për shembull për Toyota dhe General Motors të cilët kanë filluar të funksionojnë më pak, por edhe me elektronikë dhe tekstile.
Sindroma kineze në ekonominë globale
Duke parë që Kina nuk prodhon vetëm bluza e lodra plastike për fëmijë si në kohën e Sarsit, virusi pleumonar i 2002-2003, impakti i koronavirusit do të jetë i rëndë edhe për pjesën tjetër të botës.
“Kina përfaqëson gati një të tretën e rritjes globale, me një pëprqindje superiore krahasuar me SHBA-të, Japoninë dhe Europën të marra sëbashku” ka nënvizuar Andy Rothman, ekonomist i Mattheës Asia. Dhe përmasat e ekonomisë kineze janë katërfishuar krahasimisht me 18 vite më parë. Si mund të llogaritet impakti i epidemisë në PBB-në botërore? Pantheon Macroeconomics ka nisur pikërisht nga Sarsi: asokohe ajo formë e koronavirusit ndikoi në rënien tremujore kineze me një pikë përqindjeje (në 1,8% në periudhën prill-qershor, krahasimisht me parashikimin 2,8%). Në nivel global, sipas vlerësimeve të Cebr, virusi i 2003-it dogji nga 30 në 100 miliard dollarë, të barabartë me e barabartë me 0.08 – 0.25% të PBB-së botërore.
Sot, me ekonominë kineze të katërfishuar, koronavirusi mund të ketë një impakt negative në PBB-në botërore edhe mbi1,8%, duke prerë krahët e rritjes globale të parashikuar për 2020 në 2,9%. Gjithmonë nëse nuk arrihet të gjendet kura shpejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




