Ngjarje

“Fast & Furious” në Elbasan, plumba e aksident në postbllokun e policisë

Ajo që u raportua fillimisht si një aksident i rëndë rrugor rezultoi që ishte një aksion i një patrulle policore për të kapur një person të dyshuar që po udhëtonte me makinë nga Pogradeci për në Elbasan.

Policia është sinjalizuar që nga Korça, ndërsa ndjekja e tij ka nisur në Pogradec, ku automjeti me të cilin udhëtonte personi i dyshuar nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Menjëherë ka nisur ndjekja e makinës që ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të Librazhdit dhe Elbasanit.

Mësohet se Policia e Pogradecit ka njoftuar Policinë e Elbasanit për ndjekjen në fjalë. Kjo e fundit ka ngritur tre postblloqe. I dyshuari, që identifikohet me inicialet A.SH., ja ka dalë mbanë që t’u shmanget dy postblloqeve të para të vendosura në aksin Elbasan-Librazhd, por është përplasur në postbllokun e tretë të ngritur nga policia në zonën e Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.

Autori ka përplasur postbllokun dhe raportohet edhe se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

Por, në përpjekje për t’u larguar makina e tij ka përplasur një makinë të policisë dy makina të tjera, ku si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe një efektiv i policisë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia kreu arrestimin e shtetasit me inicialet A.SH., i cili dyshohet paraprakisht si person i përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë