Ngjarje

Ndodh një herë në 909 vite, pse data 02.02.2020 është e rëndësishme

Data e sotme është një nga ata seri numrash që shfaqen një herë në një 909 vjet

Data 02.02 2020 paraqet një ditë jashtëzakonisht të rëndësishme pasi numërologëve, është magjike për energjinë femërore. Kjo datë nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta në të djathtë.

Ndërsa sipas astrologëve, kjo datë është e mbushur me energjinë e Jupiterit, duke u dhënë femrave përkrahjen e Universit për nisjen e projekteve të reja.

Sipas tyre, disa ditë para 2 shkurtit magjik është e mundur që t’ju mbulojë frika nga ndryshimet, mirëpo duke nisur nga data e sotme,  çdo gjë të ndryshojë në harmoni me energjinë dhe intuitën unike femërore.

Departamenti i Matematikës në Shkollën Solihull në Angli theksoi në një postim në Twitter se data gjithashtu lexohet njësoj në të gjitha formatet e datës: në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Organizatën Ndërkombëtare për Standardizimin, ISO, e cila vendos vitin para muajit dhe datës.

Ndërkohë, për vendet që transkriptojnë datat duke e vendosur ditën e parë, pastaj muajin dhe më pas vitin, ka vetëm 366 ditë palindrome në 10,000 vjet.

Në këtë shekull ajo kishte ndodhur tashmë herë të tjera, të tilla si 10.02.2001, 20.02.2002, 01.02.2010, 11.02.2011 dhe 21.02.2012. Tjetra do të jetë 9 Shkurt 2092, ndërsa e fundit, para një pushimi prej disa shekujsh, do të jetë 29 Dhjetori 2192. Pas kësaj date, do të na duhet të presim deri më 10.03.3001.

Kësaj radhe, përvjetori është edhe më i hollësishëm: 02.02.2020 është një palindrome edhe për konventat anglo-saksone (të cilat përdorin formulën e muajit / ditës / vitit). Një ngjarje që nuk ndodhi që nga Mesjeta, nga 11.11.1111.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë