Seriali i famshëm “Simpsons” ka parashikuar shpërthimin e koronavirusit rreth 27 vjet më parë. Sipas fansave të këtij seriali, në një episod të vitit 1993 një virus i quajtur “Gripi Osaka” përhapet në Springfield në momentin që banorët porosisin lëngje nga Japonia.
Këto pretendime u shfaqën në rrjete sociale pasi fansat filluan të postojnë ngjashmëritë midis episodit të shfaqjes me titull “Marge in Chains” dhe shpërthimit të koronavirusit që është përhapur pothuajse në të gjithë botën.

Skenat tregojnë se lëngjet mbushen nëpër kuti dhe punonjësit e sëmurë kolliten mbi to, duke e dërguar kështu virusin në Amerikë.
Fansat e serialit shkruajtën në Twitter duke diskutuar ngjashmëritë e kësaj ngjarje, pavarësisht faktit se virusi në sepalin Simpsons erdhi nga Japonia, ndërkohë koronavirusi filloi në Wuhan të Kinës. Një person në Twitter ka shkruar: “A e parashikuan “Simpson” vdekjet e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe shpërthimet e mëdha të koronavirusit? Kjo është çmenduri!”.
Një tjetër shkroi se Simpsons në fakt janë personazhe që vijnë nga e ardhmja dhe ata kanë parashikuar gjithçka që ka ndodhur. Kjo nuk është hera e parë që fansat e serialit janë të bindur që Simpsons kanë parashikuar të ardhmen.
Në vitin 1997 një seri e Simpson, parashikoi krizën e Ebola-s dhe në vitin 2000 përsëri seriali parashikoi që Donald Trump do të bëhej president i SHBA.
Ndërkohë sëmundja e cila ka “pushtuar” botën momentalisht ka vrarë më shumë se 300 njerëz kanë vdekur deri më tani nga virusi që po përhapet me shpejtësi, shumica dërrmuese nga provinca Hubei. Më shumë se 14,000 njerëz janë infektuar. SHBA, Australia dhe një sërë vendesh të tjera kanë ndaluar hyrjen e të huajve nga Kina./Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.









