Ngjarje

OBSH e shpall koronavirus emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall virusin vdekjeprurës koronavirus si emergjencë globale. Ky është lajmi më i fundit që jepet nga mediat prestigjioze.

Shtete të shumta kanë marrë masa për kontrollin e aeroporteve, porteve për të shmangur kontaktet me personat e prekur nga koronavirusi.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera jashtë Kinës,” tha shefi i OBSH-së,Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konferencë për shtyp nga Gjeneva.

Shqetësimi është se mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë