Edhe pse perspektiva për ekonominë globale ishte përmirësuar muajt e fundit, një kërcënim i ri është shfaqur papritur në formën e shpërthimit të virusit në Kinë. Ky ishte mesazhi paralajmërues që kreu i Thesarit Amerikan (FED), Jerome Powell dha pasi Rezerva Federale mbajti norma të ulëta interesi pas takimit të fundit mbi politikat e saj të ardhshme.
Sipas Powell, nënshkrimi i një marrëveshjeje paraprake tregtare SHBA-Kinë në fillim të këtij muaji, zgjidhja e Brexit dhe normat e ulëta të interesit të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara e jashtë, tregonin që ekonomia botërore do të fillonte të zgjerohej më shpejt. Por ky skenar tani është i komplikuar nga shfaqja e koronavirusit të ri.
Megjithatë, Powell vuri në dukje se shtrirja e dëmit ekonomik që virusi mund të shkaktojë përfundimisht, në Kinë ose në mbarë botën, mbetet i panjohur.
“Ka të ngjarë të ketë një ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Kinë dhe globalisht. Nuk është shumë e sigurtë se sa do të përhapet virusi dhe cilat do të jenë efektet (ekonomike) në Kinë, si dhe për partnerët e saj tregtarë në mbarë botën. Ne po monitorojmë me shumë kujdes situatën”, tha ai.
Powell u shpreh se “ka shenja dhe arsye për të pritur një rizgjim ekonomik global”. Gjithashtu ai shtoi “se marrëveshja fillestare tregtare SHBA-Kinë dhe një pakt i ri tregtar midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, që Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën, mund ta rrisë ekonominë e SHBA-së.
Powell foli pasi FED kishte njoftuar mbajtjen e pandryshuar të normës të interesit në një interval të ulët prej 1.5% në 1.75%, shumë më poshtë se nivelet që ishin tipike gjatë ekspansioneve të mëparshme. Kryetari dhe zyrtarë të tjerë të FED kanë treguar që ata e shohin atë interval normash aq të ulët, sa të mbështesin rritjen dhe punësimin më të shpejtë.
Investitorët, megjithatë, gjithnjë e më shumë po venë bast se FED do të detyrohet të ulë normat e interesit më vonë gjatë këtij viti, me gjasë nga shqetësimi se SHBA do ta ndiejë ndikimin e një ngadalësimi global që rrjedh nga koronavirusi. Shanset për një ulje të normave të interesit, nga takimi i FED në shtator, janë rritur mbi 70%, sipas një analize të re të FedËatch të Chicago Mercantile Exchange, nga rreth 40% që ishte vetëm një muaj më parë.
Sidoqoftë, Paul Ashëorth, shefi i ekonomisë amerikane në Capital Economics, tha që ai nuk pa asgjë në deklaratën e FED apo në konferencën e lajmeve të Powellit për ta bërë atë të ndryshojë mendimin se banka qendrore do ta mbajë normën e saj të interesit të pandryshuar në të ardhmen e afërt.
Koronavirusi ka mbyllur aktivitetin e bizneseve në pjesën më të madhe të Kinës dhe duket se do të ngadalësojë ekonominë e saj – e dyta më e madhja në botë – ndonëse po tregonte shenja që më parë se ishte duke u ngadalësuar. Virusi tani ka infektuar më shumë njerëz në Kinë sesa u sëmurën nga shpërthimi i SARS në vitet 2002-2003.
Kompanitë e mëdha në të gjithë botën janë përgjigjur ndaj virusit duke pezulluar disa operacionet në Kinë. Starbucks tha se planifikon të mbyllë gjysmën e dyqaneve të saj në Kinë, tregu i dytë i tij më i madh. British Airëays ka ndaluar të gjitha fluturimet për në Kinë, dhe American Airlines ka pezulluar fluturimet e Los Angeles drejt dhe nga Shanghai e Pekini.
Hotelet, linjat ajrore, kazinotë dhe operatorët e lundrimit janë ndër industritë që kanë pësuar pasojat më të dukshme. Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook, tha që furnizuesit e kompanisë në Kinë janë detyruar të vonojnë rihapjen e fabrikave, që u mbyllën për festën e Vitit të Ri Kinez, deri më 10 shkurt.
Çmimet e aksioneve ranë pasi FED lëshoi deklaratën e saj dhe Powell përfundoi konferencën e tij për shtyp. Mesatarja Industriale e Doë Jones mezi u mbyll me rritje, ndonëse kishte deklaruar fitime të forta. Kthimet e bonove të thesarit ranë pak.
Deklarata e FED, ishte gati identike me atë që lëshoi në dhjetor, megjithëse këtë herë në të shtohej se shpenzimet e konsumatorit ishin në rritje me ritëm “të moderuar”. Ky ndryshim ka të ngjarë të reflektojë shpenzime relativisht modeste nga amerikanët gjatë sezonit të blerjeve të pushimeve.
Deklarata, sinjalizoi gjithashtu se FED kërkon që inflacioni të shkonte më lart. Studimi i FED tregoi se inflacioni u rrit vetëm 1.5% në nëntor nga një vit më parë, e nën objektivin e tij 2%.
“Ne nuk jemi të kënaqur me inflacionin që vazhdon të jetë poshtë objektivit të FED”, tha Powell.
Vitin e kaluar, FED e uli normën e tij objektive tre herë ndërkohë në vitin 2018 e kishte ngritur atë katër herë. Powell dhe zyrtarë të tjerë të FED i lidhin këto ulje të normës me rigjallërimin e tregut të pasurive të paluajtshme, i cili kishte ngecur në fillim të vitit të kaluar, gjithashtu e si rrjedhojë e zvarritjeve nga lufta tregtare e Presidentit Donald Trump me Kinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje