Ngjarje

Si festohet Krishtlindja në botë

Është prag Krishtlindje dhe të gjithë njerëzit kudo në botë festojë. Nëse jeni në Shtetet e Bashkuara do të shihni që, shtëpitë janë të zbukuruara me drita shumë ngjyrshme. Nëse jeni në Island, mund të shihni njerëz të maskuar me kostume qesharake dhe miqtë e tyre duhet të gjejnë se kush janë.
Siç dihet, krishtlindja është një festë vjetore që përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit e që festohet në mënyra unike në vende të ndryshme, madje edhe në ato vende ku ka pak të krishterë. Festimet e Krishtlindjes janë të zakonshme në të gjithë botën. Në Shqipëri krishtlindja festohen, nga besimtarët katolikë dhe ortodoksë, por jo vetëm. Katolikët festojnë duke shkuar në mesnatën e datës 24, nëpër kishat më të afërta për të mbajtur meshën e Krishtlindjes. Ndërsa, besimtarët ortodoksë meshën e lindjes së birit të zotit e mbajë në orët e para të mëngjesit të datës 25. Në Indi, më pak se tre përqind e popullsisë janë të krishterë, por Krishtlindja është një festë Kombëtare. Edhe në Japoni, vetëm një përqind e popullsisë janë të krishterë, por dyqanet janë të mbushura me dhurata të ndryshme që simbolizojnë festën. Ndërsa në SHBA, çdo person harxhon deri në 1000 dollarë, për të blerë dhurata për familjarët e tyre.

Festimet e Krishtlindjes bëhen sipas kulturave të ndryshme që posedojnë vende të ndryshme. Në Betlehem, ku është edhe vendlindja e Jezuit, të krishterët krijojnë skena lindjesh në oborr dhe vendosin kryqe në dyert e shtëpive. Në Siri, fëmijët presin dhurata nga më të vjetrit, të cilët i sjellin ato me deve. Ndërsa në Itali vazhdon të praktikohet legjenda “fëmijët e mirë marrin dhuratat që dëshirojnë,”. Ndërkohë, që në çdo vend të botës ushqimi është një ndër gjërat kryesore për të festuar. Në vendin tonë traditë është gjeli i detit që përdoret edhe për vitin e ri. Në Filadelfia përdoret proshuta e Krishtlindjes ( rosto viçi e tymosur), e shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Përgatitja e një darke speciale për këtë festë ka ardhur nga Polonia. Njerëzit iu shërbejë të ftuarve 12 pjata të ndryshme, që përcaktojë 12 dishepujt. Pjatat përmbajnë, supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona të ndryshme dhe peshk. Japonia ka pulën e skuqur si traditë, ndërsa në Itali konsumohen shtat peshq të gatuar në shtatë mënyra të ndryshme dhe ëmbëlsira është panteone një kek me fruta të thata, çokollata dhe rrush të thatë, një ëmbëlsirë që prej vitesh është bërë traditë në çdo vend të botës. Greqia ka një traditë të përafërt me ne, ku përdoret mishi i gjeli, dirsa ëmbëlsira e krishtlindjeve janë “melomakaronat” disa biskota në përbërje me portokall dhe të mbuluara me arra të thërrmuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë