Një tualet i ri i cili po përdoret nga shumë arkitektë të zyrave në botë, është një gjetje e zgjuar që punonjësit të mos vonohen në tualet.

“StandardToilet” është krijuar nga Shoqata Briatnike e Tualteve, një grup që bën fushata për ambiente më të mira të tualeteve në zyra dhe hapësira publike.

Sipas zhvilluesit të tualetit Mahacir Gill, tualeti është i pjerrët përpara me rreth 13 gradë për të nxitur tendosjen tek këmbët. Kompania me seli kryesore në Staffordshire, Angli, thotë se tashmë ka një interes nga një sërë kompanish për këto tualete. Një pjesë e tyre kanë deklaruar se kjo është një metodë që do të rrisë nivelin e produktivitetit të punëtorëve.

Gill thotë se kjo siguron edhe përfitime shëndetësore, pasi ka një sërë studimesh që tregojnë se përdorimi i WC tradicionale mund të shkaktojë hemorroide dhe dobësim të muskujve të legenit. Ndër të tjera, Gill shpjegon se tualeti është i pjerrët 13 gradë, duke qenë i papërshtatshëm për punojësin, por jo i dëmshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




