Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Nobel, që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili thotë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e një ceremonie ku nderohet shkrimtarit austriak Peter Hanke.
Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, pasi ai njihet si një ngfa mbështetesit më të zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Milloshevic gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken. Shumë kritikë si në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, por edhe në Britani, ShBA e gjetiu nëpër botë janë shprehur se me vendimin për t’i dhënë çmim Nobel austriakut Peter Handke, Akademia Suedeze e shkatërroi prestigjin e “Nobelit letrar”, sepse asnjë shkrimtar dhe intelektual, anembanë botës, nuk do ishte “gati të pranojë bashkëjetesën e këtij Nobeli letrar me qëndrimet politike të Handke-s”.
Një nga komentuesit me plot të drejtë ka shtruar pyetjen “për kë bie vallë Nobel-këmbana”, përderisa laureati i vitit 2019 ka edhe veçorinë unike të adhurohet nga njerëz, orientimi kulturor i të cilëve i shtyn të urrejnë veprën e tij letrare dhe të turpërohen nga ata që e pëlqejnë atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.