Ekonomi

Kina nuk do të sakrifikojë rritjen ekonomike duke eliminuar karbonin në 2050

Kina nuk do të sakrifikojë rritjen ekonomike apo zhvillimin me planin e saj për CO2 zero në dekadat e ardhshme, sipas një raporti më të fundit.

Vendi mund të tre-fishojë prodhimin ekonomik deri në 2050-ën, teksa do të reduktojë gjurmët e saj të karbonit, është shprehur në raport Komisioni i Tranzicionit të Energjisë, botuar të Premten në partneritet me Institutin Rocky Mountain.

“Duke i dhënë Kinës rol qendror në ekonominë globale, burimet e saj të mëdha të energjisë së rinovueshme dhe udhëheqjen e saj teknologjike në industritë kryesore, Kina është në mënyrë unike e pozicionuar për të drejtuar tranzicionin global të energjisë dhe të dekarbonizojë tërësisht ekonominë e saj deri në 2050-ën,” tha Adair Turner, kreu i komisionit. Turner është ish kreu i Autoritetit të Shërbimeve Financiare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Komitetin e Klimës në Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni përbëhet nga prodhues të energjisë dhe konsumatorë, ekspert të fushës së teknologjisë, specialistë të fushës së financaës dhe OJF.

Kina është një nga ndotësit më të mëdhenj në botë dhe një nënshkrues kryesor i Marrëveshjes së Parisit 2015, një zotim i 187 vendeve për të zvogëluar emetimet e tyre të karbonit. Dhe roli i saj është bërë edhe më i rëndësishëm pasi Shtetet e Bashkuara filluan tërheqjen e tyre zyrtare nga marrëveshja në fillim të këtij muaji.

“Që bota të sigurojë objektivat e Klimës në Paris, është thelbësore që Kina të ketë një strategji për të arritur emetimet neto-zero deri në mesin e shekullit,” tha Turner.
Ulja e emetimeve të karbonit në zero deri në vitin 2050 mund të bëjë që ekonomia e dytë më e madhe në botë të jetë më e fortë.

“Angazhimi i Kinës për të arritur emetime zero të karbonit deri në vitin 2050 do të nxisë investimet dhe inovacionin që mund të përshpejtojnë përparimin,” shtoi Turner.

Raporti rekomandon që Kina të përqëndrohet në eliminimin e karbonit nga industritë e rënda si çeliku, çimentoja dhe kimikatet duke përdorur materiale të riciklueshme. Masat e tjera përfshijnë elektrifikimin total të shërbimeve rrugore dhe hekurudhore, dhe përdorimin e karburanteve biologjike për aviacionin ndërkombëtar dhe transportin në distanca të gjata.
Për të arritur objektivin emetim neto-zero të karbonit, Kina do të duhet të dyfishojë prodhimin e saj të përgjithshëm të energjisë, thuhet në raport. Do të duhet gjithashtu të dyfishojë shkallën e investimeve vjetore në energjinë diellore dhe të rrisë investimet e saj në energjinë e erës në tre ose katër herë më shumë.

Kina ka ndërmarrë tashmë hapa për të frenuar emetimet e saj, duke ulur në mënyrë dramatike çmimin e energjisë diellore në shumë pjesë të vendit. Në vitin 2017, ajo bëri me dije planet për të deklaruar një treg mbarëkombëtar të karbonit për të dhënë të drejtën e emetimit të dioksidit të karbonit.

Komisioni gjithashtu i bën thirrje Kinës të vendosë objektiva të qarta dhe të zbatojë politika të fuqishme publike për të arritur objektivin e karbonit zero.
“Për të gjithë botën dhe për vetë Kinën, është … thelbësore që Kina të ketë një strategji për të arritur emetimet neto zero,” tha Turner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë