Angela Merkel është përballur me një goditje të rëndë pasi Gjermania ka rënë në recesion, teksa Britania pritet të rritet më shpejt se Gjermania, pavarësisht se ekonomia e saj po tronditet nga Brexit.
Bundesbank raportoi se ekonomia gjermane u tkurr sërish në tremujorin e tretë të vitit. Kjo pasoi një rënie të prodhimit prej 0,1 përqind në tremujorin e dytë, duke lënë ekonominë më të madhe të eurozonës në recesion.
Banka qendrore e vendit tha në raportin e saj mujor: “Prodhimi ekonomik i Gjermanisë ka rënë pak në tremujorin e tretë të vitit 2019”. “Faktori vendimtar këtu është rënia e vazhdueshme në industrinë e orientuar nga eksporti.” Bundesbank shtoi që kjo rënie po hidhte gjithashtu një hije dyshimi edhe për pjesën tjetër të ekonomisë.
Sipas bankës, “treguesit e hershëm aktualisht ofrojnë pak shenja të një rikuperimi të qëndrueshëm të eksporteve dhe një stabilizim të industrisë.” Një recesion ekonomik shkaktohet kur Prodhimi i Brendshëm Bruto bie gjatë dy tremujorëve radhazi, ose si gjashtëmujor. Rënia e vazhdueshme e ekonomisë gjermane vjen pasi PBB-ja e saj ra me 0,1 përqind në tre muaj nga prilli deri në qershor. Gjermania është prekur nga tkurrja e ekonomive në pjesën më të madhe të Europës.
Kjo përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ekonomia britanike gjithashtu u tkurr në tremujorin e dytë, me 0.2 përqind. Por pritet të kthehet në rritje në tremujorin e tretë, kështu që nuk mendohet të bjerë në recesion.
Krisje po shfaqen edhe në ekonominë globale. Kjo ka rezultuar në paralajmërimin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar “ngadalësim i sinkronizuar” në të gjithë botën. Kësaj duhet t’i shtosh edhe situatën kur vendet përballen me probleme më të thella se Brexit. FMN ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale të ekonomisë për këtë vit në tre përqind nga 3.6 përqind vitin e kaluar dhe është më e dobëta që nga kriza financiare e një dekadë më parë.
Ndërsa Britania pritet të rritet më shpejt se Gjermania, parashikimet për rritje të Francës dhe Italisë janë në vitin 2019 dhe 2020.
Ish-kreu i FMN-së, Christine Lagarde, e cila do të ketë drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, tha se Brexit do të shkaktojë dëme në të gjithë Europën.
Ajo tha: “Të gjithë do të jenë pak më të mirë si rezultat”.
Presidenti i Bankës Qendrore Eruorpiane Mario Draghi përmendi një “dobësi” në ekonominë e Eurozonës për ndryshimin e politikës fiskale.
Z. Draghi tha: “Informacioni i ardhshëm që nga takimi i fundit i Këshillit Drejtues tregon një dobësi më të zgjatur të ekonomisë së zonës së euros, këmbënguljen e rreziqeve të dukshme dhe presioneve të heshtura inflacioniste.”
Shifrat ekonomike zyrtare për tremujorin e tretë financiar do të publikohen në 14 nëntor.
*Burimi: https://www.express.co.uk
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




