Google do të zbulojë smartphone-t e tij të ardhshëm më 15 tetor, në një prezantim në New York. E ka deklaruar vetë kompania, që ka lëshuar një ftesë për ngjarjen në të cilën lexohet: “Eja të shohësh disa gjëra të reja të bëra nga Google”.
Pritja, duke iu referuar deklaratave dhe fjalëve që qarkullojnë deri më tani, është për telefonat Pixel 4 dhe Pixel 4 XL dhe për disa paisje të tjera, mes tyre folësit e rinj smart dhe kompjuteri i lëvizshëm Pixelbook 2.
Smartphone-ët do të dallohen nga njëri-tjetri për disa karakteristika, dhe mbi të gjitha për mundësinë e të kontrolluarit pa i prekur, me gjeste në ajër, falë teknologjisë Project Soli e zhvilluar nga Google. Smartphonët do të kenë të montuar në pjesën ballore një fotokamer me cilësinë e njohjes 3D për të kuptuar autenticitetin e përdoruesitdhe dhe një tjetër në pjesën e mbrapme të përbërë nga më shumë sensorë të kryqëzuar në një modul, jo i ndryshën nga iPhone 11 Pro i zbuluar ditët e fundit nga Apple.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



