Sociale

Autobusi i “Tiranës së Re” përplas dy këmbësore, jashtë rrezikut për jetën

Autobusi i linjës “Tirana e Re” ka përplasur ditën e sotme dy këmbësore në afërsi të bulevardit “Zogu i Parë”, ndërsa fatmirësisht raportohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i autobusit është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
"Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin A. M ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të", thuhet në komunikatët e Policisë. Sipas policisë pas kësaj ngjarjeje drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. "Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e njërës nga shtetaset të aksidentuar", thekson më tej njoftimi i policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë