Ekonomi

G20 ndahet (Veri-Jug) edhe mbi ekonominë dixhitale

Iniciativa e deklaruar nga kryeministri japonez Shinzo Abe për të nisur një qeverisje ndërkombëtare të flukseve të të dhënave cross-border nuk gjen konsensus unanim: madje India dezerton mbledhjen.

Të ndarë mes tregtisë dhe ambientit, vendet e G20 nuk kanë të njëjtin qëndrim as për ekonoinë dixhitale: iniciativa e deklaruar prej kryeministrit japonez Shinzo Abe për të nisur një qeverisje ndërkombëtare të fluksit të të dhënave cross-border nuk gjen konsensus unanim edhe me një gjuhë shumë të butë. “Deklarata e Osaka mbi Ekonominë Dixhitale” e bërë publike dje për një “Osaka Track” – një rrugëtim drejt rregullave ndërkombëtare për të dhënat – është nënshkruar nga 24 vende të pranishëm, por ësgrë refuzuar nga tre vende (Afrika e Jugut, Indonezia dhe Egjipti) teksa India ka braktisur fare mbledhjen.

Madje në komunikatën e miratuar nuk shfaqet fare fjala “të dhëna” e as koncepti i “Data Free Floë ëith Trust” (rrjedha e lirë e të dhënave me besim) që u bë një slogan për Abe. Një concept për të cilin Bashkimi Europian ka dhënë mbështetjen përmes Presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker, me paralajmërimin se mbrojtja adekuate e privatësisë është një prioritet për BE. Në të vërtetë, deklarata përfudnon për të replikuar Deklaratën e Përbashkët mbi Tregtinë Elektronike të lëshuar në janar në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, i cili mori miratimin nga 78 vende dhe synonte të merrte miratimin e mëtejshëm në OBT.

Firmëtarët shpresojnë megjithatë për të arritur marrëveshje të mundshme deri në kohën kur do të mbahet konferenca ministrore e Organizatës Botërore të Tregtisë e qershorit 2020.
Nuk janë vetëm dyshimet e disa prej vendeve në zhvillim që frenojnë përpjekjet për të arritur në një set rregullash të përbashkëta ndërkombëtare në lidhje me të dhënat: edhe në këtë fushë peshon edhe kontrasti strategjik tashmë mes SHBA dhe Kinës, i cili rrezikon krijimin e dy ekosistemeve dixhitale të ndryshme. Presidenti Donald Trump është shprehur se: “Duhet të garantojmë sigurinë e rrjeteve tona 5G si thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin tonë të përbashkët “. Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, “janë kundër politikave të lokalizimit të të dhënave që janë përdorur për të kufizuar rrjedhat digjitale dhe për të shkelur privatësinë dhe pronën intelektuale”. Një referencë e qartë për Kinën, e cila zbaton një politikë të kontrollit shtetëror, imponon ruajtjen kombëtare të të dhënave dhe mbikëqyrjen e autoriteteve të sigurisë për rrjedhjen e tyre jashtë vendit.

Trump: SHBA dhe Kina “mund të ndihmojnë njëra-tjetrën”

Kur u pyet gjatë konferencës për shtyp në Osaka se se çfarë lloj marrëdhënie mund të kenë SHBA dhe Kina, Presidenti amerikan Donald Trump tha se mund të jenë “partner strategjikë.”
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës janë bërë gjithmonë e më të tensionuara që kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë në 2017, me Beijing që është përballur me një tkurrje ekonomike dhe diplomatike.

Por Trump në mënyrë të rregullt ka vlerësuar liderin kinez Xi Jinping dhe është shprehur se të dy vendet mund të punojnë sëbashku.

“Unë mendoj që mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, nëse Kina do të hapet, do të hapej tregu më i madh në botë”, tha ai.

“Dhe tani për tani Kina nuk është e hapur me SHBA-të … Kjo nuk duhej të lejohej,” u shpreh ai.

Kryeministri Japonez Shinzo Abe bëri me dije se është takuar me të dy liderat Xi Jinping dhe Donald Trump gjatë takimit të G20 dhe nxiti të dy liderat të “të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike.”

Në konferencën përmbyllëse për shtyp, Abe u shpreh: “Unë u thashë liderëve të ekonomive më të fuqishme të botës që të krijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike nëpërmjet diskutimeve konstruktive. “

Abe gjithashtu nënvizoi punën e liderëve të G20 leaders mbi “Osaka Blue Ocean Vision” që do të veprojë për reduktuar mbetjet plastike në det. Ai tha se dëshita “për të patur një planet më të mirë për gjeneratën që do të vijë duhet të jetë përgjegjësi e çdonjërit prej nesh.”

Duke folur për tensioned mes Iranit dhe SHBA-ve, Abe deklaroi se ishte një “shqetësim në rritje nga vende të ndryshme” për situatën në Lindjen e Mesme. Abe tha se do të donte të vazhdonte të bashkëpunonte me komunitetin ndërkombëtar për të zbutur tensionet atje.
Presidenti i SHBA Donald Trump mbrojti qëndrimin e tij mbi ndryshimet klimatike dhe tërheqjen nga Marrëveshja e Klimës së Parisit në konferencën për shtyp në Osaka.

Kur u pyetn për ndryshimin e klimës, Trump u përgjigj: “Ne kemi situatën më të mirë që kemi patur ndonjëherë kohët e fundit, dhe nuk do të bëj që kompanitë tona të falimentojnë … Nuk po kërkoj të krijoj një standard që është aq i lartë se ne do të humbim 20 deri në 25% të prodhimit tonë.”

“Ne kemi ajrin më të pastër që kemi pasur ndonjëherë, por unë nuk jam i gatshëm të sakrifikoj fuqinë e madhe të asaj që ne kemi ndërtuar gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe atë që kam zgjeruar dhe ringjallur.
Ai konkludoi: “Nuk më pëlqen, nuk më pëlqen”.

*Burimi; Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë