Ishulli Ellis ishte një portë për miliona emigrantë që arrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky vend i është njohur si stacioni me i ngarkuar i inspektimit të emigrantëve nga 1892 deri më 1954.
Mes viteve 1905 dhe 1914, në Shtetet e Bashkuara arritën mesatarisht një milion emigrantë në vit.
Mesatarja e emigrantëve që kalonin në ishullin Ellis ishte rreth 5000 veta në ditë. Ndërsa dy e treta e njerëzve që emigruan drejtë SHBA-ve vinin nga Evropa lindore, jugore dhe qendrore.
Viti që shënoi numër rekord të emigrantëve që mbërritën në Amerikë , ishte viti 1907, saktësisht 17 prill, ku kaluan 11.747 persona ne tokën amerikane.
Pas miratimit të Aktit të Emigracionit të vitit 1924, i cili kufizonte në masë të madhe imigracionin dhe përpunimin e lejuar në ambasadat e huaja, emigrantët e vetëm që kalonin nëpër stacion ishin ata që kishin probleme me dokumentet e imigracionit, refugjatët e luftës.
Sot Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve.
Personat që mbërrinin në Amerikë kalonin në disa proceduara, ata duhet t’ju përgjigjeshin 29 pyetjeve, duke përfshirë emrin, profesionin, dhe shumën e parave.
Ishte e rëndësishme për qeverinë amerikane që të sapoardhurit të kishin para për të filluar jetën e tyre në Amerikë. Mesatarja që qeveria kërkonte që emigrantët të kishin ishte mes 18 deri 25 dollarë.
Ellis Island nganjëherë njihej si "Ishulli i Lotëve" ose "Heartbreak Island" për shkak të atyre 2% që nuk ishin pranuar pas udhëtimit të gjatë transatlantik.
Kissing Post -ishte një kolonë prej druri jashtë zyrës së regjistrimit, ku të sapoardhurit u përshëndesnin me të afërmit dhe miqtë e tyre me lot e dhimbje.
Më poshtë do të shihni disa foto të emigrantëve që kanë mbërritur në atë periudhe në Amerikë, mes tyre edhe një shqiptar.
Por kush ishte emigranti i parë shqiptarë që ka emigruar në Amerikë përpara viteve 1900?
Emigrantin e parë shqiptar në Amerikë tani e dimë nga libri e Konstandin Demos apo Nini Demos, sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jetonin në Boston, ose në qytetet afër tij. Demos zbulon se i pari emigrant shqiptar që mbërriti në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Ninoja thekson se Kolë Kristofori arriti në Amerikë në vitin 1884 dhe pasi punoi atje dhjetë vjet u kthye në fshat me qesen mbushur me para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga, jo me shallvare, as me kaftan, sikurse mbanin përgjithësisht fshatarët e asaj ane, por me veshje europiane.
Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.
Me vonë Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar ortodhoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.