Mett Gala i cili zhvillohet nga Instituti i Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, është ngjarja më e madhe në kalendarin e mbledhjes së fondeve të modës. E themeluar nga publicisti Eleanor Lambert, evenimenti u zhvillua fillimisht në vitin 1948 për të mbledhur donacione nga shoqëria e lartë e Nju Jorkut. Në mishërimin e saj modern, fytyrat më të famshme nga sferat e modës, filmit, muzikës dhe artit bashkohen për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve të Metropolit dhe për të festuar hapjen e madhe të ekspozitës së saj të fundit.
Ngjarja përqendrohet në një temë te caktuar që vendoset përpara fillimit të shfaqjes. Këtë vit tema ishte “Kampi: Shënime nga moda”, e cila u cilësua si tema më e përshtatshme që është gjetur ndonjëherë nga instituti.
Që nga viti 1995, ngjarja është organizuar nga redaktorja e Vogue SHBA, Anna Wintour, e cila bën bashkë figurat publike. Met Gala këtë vit shënonte përvjetorin e 71-të dhe u kryesua nga Lady Gaga, Alessandro Michele, Harry Styles dhe Serena Williams, ndërkohë që edhe shumë artistë të tjerë mbanin veshje të veçanta.

Serena Williams 
Këngëtarja Janelle Monae 
Aktorja keniane Lupita Nyong’o 
Aktori Michael Urie 
Aktorja Ezra Miller 
Katy Perry 
Familja Kardashian 
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas 
Joe Jonas dhe Sofia Turner 
Aktorja Deepika Padukone 
Akotrja Laverne Cox 
Producenti Harry Styles 
Drejtori i dizajnit në shtëpinë e modës Guçi, Alessandro Michele 
Këngëtarja Billy Porter 
Jordan Roth, presidenti i pesë teatrove në Brodway 
Celine Dion 
Aktori Jared Leto 
Aktori Giovanni Palandran, i cili emrin e artit e ka Aquaria 
Aktorja Yara Shahidi 
Redaktoria e Vouge Anna Wintour 
Kengëtarja Cardi B 
Aktori Billy Porter
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)































