Ekonomi

Harta e rreziqeve botërore mes Brexit dhe luftës së tarifave doganore

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, e panjohura e Brexit për Europën, marrëveshja mes Iranit dhe Koresë së Veriut për armët nukleare dhe roli i Rusisë… Burimet e risqeve në arenën ndërkombëtare janë të shumta. Dhe sipas hartës së Marsh mbi risqet politike për 2019-ën tensionet gjeopolitike janë në rritje.

“Harta ka marrë në konsideratë më shumë se 200 vende në nivel global”, shpjegon Andrea Bono, manaxher i përgjithshëm i Marsh Italia. Merren në analizë 4 parametra: treguesit politkë, treguesit makroekonomikë, sistemi infrastrukturë dhe sistemi i drejtësisë. Përqëndrimi më i madh i risqeve është në vendet e Afrikës, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën Latine. “Për Italinë dhe vendet rreth saj që pritet të ketë impakt, (ku bën pjesë dhe Shqipëria) – ka theksuar Bono, – në 2017-ën ka pasur një rishikim në rënie lidhur me një rrezik më të lartë politik dhe sot sytë kthehen kah pasiguritë makroekonomike. Mjafton të shohësh vlerësimet për rritje të këtij viti që konsiderohen një shtrëngim ose në rastin më të mirë një rritje e sheshtë”

Edicioni i 14-të i Raportit të Risqeve Botërore i përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror me mbështetjen e kompanive Marsh & McLennan Companies dhe partnerëve të të tjerë, analizon zhvillimin e nivelit të riskut të peizazhit makro dhe nënvizon kërcënimet më të mëdha që mund të përkeqësojnë botën në vitin 2019 dhe gjatë dekadës së ardhshme.

Aspekti më i rëndësishëm i raportit të këtij viti është niveli i shqetësimit rreth çështjeve gjeopolitike. Nga dhjetë rreziqet më të mëdha që priten të përkeqësohen në 2019, shtatë janë të lidhura me mjedisin politik. Mbi 90% e të anketuarve presin që konfrontimet / fërkimet ekonomike mes fuqive të mëdha të përkeqësohen në vitin 2019, me një numër të ngjashëm që parashikon erozionin e rregullave tregtare dhe marrëveshjeve multilaterale.

Lundrimi në një botë të turbullt

Agjenda e re politike dhe pasiguritë rregullative sëbashku po bëjnë më të vështirë mjedisin për kompanitë për të ruajtur modele biznesi në zhvillim dhe sukseset që ata kanë shijuar në dekadat e mëparshme, po pengojnë aftësinë e tyre për të marrë vendime për biznesin dhe investime.

Në një kohë kur mundësitë prej vendeve në zhvillim në aspektin teknologjik po kërkojnë guxim për veprim, një rritje e vogël në sulmet kibernetike lidhur me shtetin është duke rënduar mundësitë e dështimit brenda operacioneve të kompanisë, infrastrukturës, zinxhirit të furnizimit dhe ndërveprimeve të konsumatorëve.

Moti ekstrem dhe ndryshimet klimaterike po dëmtojnë pritjet e shumë bizneseve, duke kërkuar jo vetëm masa më të mira të elasticitetit, por edhe veprime më të guximshme për të shpënë përpara zhvillime të mundshme rregullative dhe reagime negative të konsumatorëve.
Dhe le të mos nënvlerësojmë ndikimin psikologjik të gjithë kësaj paqëndrueshmërie dhe pasigurie, si në vendin e punës ashtu edhe në shoqëri në përgjithësi. Pesha e rritjes së mirëqenies së punonjësve ka qenë e rrallë.

*Burimet: Il sole 24 ore, Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë