Ekonomi

BE po përgatit tarifa kundër SHBA

BE po përgatit tarifa prej 12 mld $ ndaj produkteve amerikane mbi subvencionet e Boeing Co. BA 2.56%, si hakmarrje ndaj planit të administratës Trump për të ndëshkuar mbështetjen e BE-së për avionët rivalë Airbus SE. EADSY 1,04%.

Lëvizja e Europës vjen pasi SHBA-të thanë të hënën se synonin të vendosnin tarifa në shumën e 11.2 mld $ për produktet që do të imporotheshin nga BE. Përgjigjja e shpejtë e Brukselit nënvizon vendosmërinë e BE-së për tu hakmarrë me goditje ndaj Uashingtonin mbi çështjen.
Të dyja vendet janë të shpëtuara në luftën afatgjatë nën ombrellën e Organizatës Botërore të Tregtisë mbi subvencionet qeveritare për krijuesit e avionëve, të cilët dominojnë tregun e madh të avionëve komercialë. Si SHBA ashtu edhe BE po fillojnë procesin për të implementuar tarifat, por në thelb po hedhin poshtë atë që ata besojnë se është dënimi i duhur për shkeljet e tregtisë së tjetrit.

Por të dyja palët, kanë thënë se përfundimisht do të përmbahen ndaj çdo mase që vendoset nga mbikëqyrësi tregtar botëror, i cili tashmë ka vendosur se disa nga subvencionet në të dy anët janë të paligjshme dhe po përcakton dëmet.

Zyrtarët e BE-së kanë përshkruar të premten planin e tyre, sipas burimeve që janë të njohur me çështjen. Europa ka identifikuar një listë fillestare prej 20 mld $ për eksportet e SHBA-ve, prej të cilave BE do të përzgjedhë se cilat produkte do të targetohen.

Agonia e Airbus-Boeing po shkon drejt fundit pas 15 vitesh konflikt me OBT-të.

Gjyqatrët pranë watchdog-ut të tregtisë ndërkombëtare do të përcaktojnë në mes të verës se sa SHBA-të mund të hakmerren kundër BE-së, bazuar në dëmin e bërë për Boeing për shkak të ndihmës dhënë Airbus. BE por pret të marrë një përgjigje nga OBT mbi pretendimet e saj në fillim të vitit 2020.

Vendimet përfundimtare për tarifat e të dy palëve SHBA-ve dhe BE-së pritet të jenë thelbësisht për shuma më të ulta krahasuar me dëmet që palët kanë pretenduar. Washingtoni dhe Brukseli mund të zgjedhë për të zgjidhur ndryshimet pa përjetuar tarifa ndëshkuese, siç ka ndodhur në të kaluarën.

“BE mbetet e hapur për diskutime me SHBA-të, me kusht që këto të jenë pa parakushte dhe të synojnë një rezultat të drejtë “, tha një zyrtar në Komisionin Europian, autoritet ekzekutiv në BE.

Shifra potenciale e menduar e tarifave prej 20 mld $ që SHBA-të dhe BE do ti vendosin reciprokisht njëra-tjetrës, mund të godasë një sërë industrishë në të dy anët e Atlantikut. Tarifat vijnë në një kohë pasi Washingtoni dhe Brukseli kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre tregtare, pas një konflikti të shkurtër tarifor vitin e kaluar.

Z. Trump dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kanë paralajmëruar një luftë tregtare të thekshme me një marrëveshje në korrik, duke u dakordësuar të ulin tarifat.

Megjithatë, të martën zoti Trump përshëndeti tarifat e propozuara mbi subvencionet e Airbus, pasi përfaqësuesi i tij tregtar tha “ka ardhur koha për veprim”, duke marrë një ankesë të gjatë.

“BE-ja ka përfituar prej SHBA-ve në fushën e tregtisë për shumë vite,” tha zoti Trump. “Së shpejti kjo gjë do të marrë fund!”

SHBA-të deklaruan se lista e propozuar e që synon tarifa të shtuara doganore përmban, jo vetëm aeroplanët e Airbus, por edhe artikuj si; djathi deri tek biçikletat. Lista paraprake amerikane e eksporteve të BE-së është me vlerë rreth 23.8 miliardë dollarë, pothuajse gjysma e të cilave do të përzgjidhen dhe do të vihen në shënjestër nëse OBT-ja i jep ofertën e dëmeve Uashingtonit.

Edhe BE në mënyrë të ngjashme do të veprojë për eksportet amerikane që do të gjykohet përtej Boeing, mundësisht duke shtrydhur mbështetësit e z. Trump dhe aleatëve të tij republikanë të industrive bujqësore, një sektor tashmë i goditur nga lufta tregtare mes SHBA-Kinës.

“Ne do të përpiqemi të përzgjedhim produkte të cilat do të godasin më keq SHBA-të,” është shprehur një diplomat i BE-së. “Duhet ti bëjmë presion atyre segmenteve që janë votuesit e Trumpit, në këtë mënyrë ai do të ndjejë presionin ashtu si ne.”

SHBA-të dhe BE, megjithatë, kanë qenë të kujdesshëm për të ndarë luftën e OBT-së mbi krijuesit e avionëve nga çështje të tjera të tregtisë dypalëshe. Të martën, Shtetet e Bashkuara thanë se të dyja palët përpiqen gjithmonë të ndajnë çështjet dhe të bashkëpunojnë kudo që të munden. BE kanë hedhur dritë për bisedime me SHBA-të për të ulur tarifat për mallrat industriale.

“Këto janë dy gjëra të ndryshme,” tha një tjetër diplomat i BE-së.

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë