Organizata botërore, “Save the Children” ka publikuar së fundmi raportin “Shumë fëmijë të përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve.
Vendi ynë renditet në vendin e 77 në këtë listë me 175 vende, ku gjithashtu shtohet se shumë fëmijë vujnë nga kequshqyerja, gjë e cila kufizion zhvillimin e tyre fizik.
Në këtë raport thuhet se në Shqipëri ka ende fëmijë që u “grabitet” fëmijëria. “Në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre”, thuhet në raport.
Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon, ndërsa theksohet se rreth 8.5% e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor.
Ndërkohë, një tjetër shifër interesante në raport është edhe ajo mbi adoleshentët e martuar apo që bashkëjetojnë, e cila në vendin tonë është 6.5 përqind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.