3,7% parashikohet rritja ekonomike e Shqipërisë për 2019-ën nga Fondi Monetar Ndërkomëbatr, teksa në 2018-ën prodhimi i Shqipërisë është regjistruar 4,2%.
FMN thotë se ekonomia globale po përjeton një moment delikat. Projeksionet e saj për dy vitet në vazhdim për SHBA-të janë respektivisht 2,3 dhe 1,9%, për Gjermaninë 0,8 dhe 1,4.
Për fqinjin tonë Italinë 2019 parashikohet si një vit I vështirë nga FMN ku prodhimi do të rritet 0,1 %, kurse në 2020 FMN parashikon për Italinë një rritje prej 0,9%.
Një vit më parë, aktiviteti ekonomik po përshpejtohej gati në të gjitha rajonet e botës. Një vit më vonë, shumëçka ka ndryshuar.
Lufta tregtare analzion FMN ka qenë një grusht për shumë ekonomi, sidomos në pjesën e dytë të vitit 2018.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike që nisi në gjysmën e dytë të 2018-ës, sqaron FMN pritet të vazhdojë edhe në pjesën e parë të 2019-ës. Parashikimi Ëorld Economic Outlook (WEO) parashikon një ngadalësim në rritje në 2019 për 70 % të ekonomisë botërore.
Rritja botërore u ngadalësua në 3.6 % në 2018 dhe parashikohet të ulet në 3.3 % në 2019.
Pasi dobësimi ka nisur, rritja parashikohet të marrë hov në gjysmën e dytë të 2019, thotë FMN.
Kjo rritje do të mbështetet prej politikave monetare domethënëse, që do të bëhen të mundura nga mungesa e presioneve inflacioniste megjithëse rritja do të jetë afër potencialit.
Rezerva Federale Amerikane, Banka Qendrore Europiane, Banka e Japonisë dhe Banka e Anglisë janë zhvendosur në një qëndrim më akomodues. Kina ka nxitur stimulin e saj fiskal dhe monetar për të kundërshtuar efektin negativ të tarifave të luftës tregtare. Për më tepër, pikëpamja për tensionet tregtare SHBA-Kinë është përmirësuar, meqenëse perspektivat për një marrëveshjeje tregtare morën formë.
FMN thotë se ky është një moment delikat për ekonominë globale.
Nëse rreziqet negative nuk materializohen dhe mbështetja e politikave do të jetë efektive, rritja globale do të nisë. Megjithatë, nëse ndonjë nga rreziqet kryesore do të materializohet, atëherë rikuperimet e pritshme në ekonomitë e dobësuara, në ato që varen nga eksportet dhe ekonomitë me borxh të lartë do të vijojnë rënien. Në këtë rast, politikëbërësit duhet të përshtaten. Në varësi të rrethanave, kjo mund të kërkojë stimul fiskal të sinkronizuar. Së fundmi, burimet adekuate për institucionet multilaterale mbeten thelbësore për të mbajtur një rrjet efektiv global të sigurisë, i cili do të ndihmonte në stabilizimin e ekonomisë globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




