Gjermania mund të futet në recesion në tremujorin e fundit të 2019-ës, por kjo sipas një banke investimesh, mund të nxisë një peridhë të rëndësishme në evoluimin ekonomik të kontinentit nga e cila mund të përfitojë rajoni.
E parë si lokomotiva tradicionale e rritjes së Europës, politikanët gjermanë kanë bërë thirrje për masa shtrënguese të ashpra në Europën jugore pas krizës së borxheve në 2011-ën. Por me vendin që tani po përjeton vetë vështirësi ekonomike s, Saxo Bank e Danimarkës beson se Berlini mund të fillojë shpenzimet dhe investimet dhe të ndryshojë rrënjësisht mjedisin ekonomik të Europës.
“I risjellë sërisht në lojë,”- ka thënë Steen Jakobsen, ekonomist i lartë dhe shef investimesh pranë Saxo Bank.
Ai nënvizoi se një rritje e partive populiste në zgjedhjet e Majit në BE, largimi i afërt i Angela Merkel si kancelar dhe një ndryshim i presidentëve në Bankën Qendrore Europiane (BQE) do të theksonin të gjithë këtë ndryshim dramatik.
“Ne besojmë në mënyrë të vendosur se çdo ndryshim makroekonomik që do të vijë prej një recesioni ose krize, dhe siç e shohim ne 2019-ën dhe 2020-ën si vite kyç për evolucionin e Europës … Gjermania u rrit shumë e vetëkënaqur, po njësoj edhe BE si e tërë. Tani realiteti i ri duhet të shohë zgjerimin e shpenzimeve të Berlinit për të përfituar nga pjesa tjetër e Europës. Në përgjithësi, një fushë e re e përbashkët do të rezultojë nga një Europë më e fragmentuar”, u shpreh banka e investimeve daneze në raportin e saj të fundit tremujor.
Gjermania ka tërhequr vëmendjen e ekonomistëve që prej kur ka nisur të shënojë një tkurrje në rritje në tremujorin e tretë dhe më pas një rritje të lineare në tremujorin e katërt të vitit 2018, duke shmangur ngadalë një recesion teknik. Ngadalësimi i rritjes i është atribuuar trazirave në nxitjen tradicionale të rritjes së vendit; industrisë së makinave, dhe një ngadalësim më të gjerë global që ndikon tek kërkesa.
Gjermania ka regjistruar sufiçitin më të lartë botëror, që mat të ardhurat e të mirave, shërbimeve dhe investimet, për të tretin vit me radhë në 2018 si pasojë e ekonomisë së orientuar kah eksporteve të forta, por rresziku i tarifave amerikane mbi makinat europiane ka shkatërruar besimin e industrisë. Gjermania është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për mospërdorjen e sufiçitit për të rritur shpenzimet publike dhe investimet.
Jakobsen beson që “kolapsi i rritjes gjermane ” është në qendër të vëmendjes dhe tha se në raportin kërkimor që konstaton recesionit, risku do të jetë në tremujorin e fundit të 2019-ës, edhe pa “luftën” e SHBA-ve. Ai shtoi se modelii suksesshëm ekonomik i Gjermanisë – i cili fokusohet në prodhim dhe eksporte – së fundmi ka nevojë për t’u rifreskuar.
“Ne mendojmë se ngadalësimi në ekonominë gjermane – Gjermania është e mbërthyer në modelin e industrisë 3.0 – do të lidhet me një Europë që ka më shumë dëshpërim, do të duket më shumë si një shportë gjatë verës pas zgjedhjeve europiane,” tha ai.
“Por kjo në vetvete do të ngrerë një process ku Gjermania bëhet pjesë e zgjidhjes se sa të krijojë luftë të masave shtrënguese kundrejt politikës nga BQE, “shtoi ai.
Raporti i Saxo Bank vërejti se rënie e madhe në të dhënat kryesore të prodhimit industrial europian mund të vërehen, veçanërisht në Gjermani, e cila zë një të tretën e aktivitetit industrial europian. Në parashikimet e tij të fundit të dimrit, Komisioni Europian parashikoi se Gjermania do të rritet me 1.1 për qind në vitin 2019 dhe parashikon 1.3 për qind për zonën euro me 19 anëtarë si një e tërë. Rritja globale po ngadalësohet dhe parashikohet të jetë 3.5 për qind në vitin 2019, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Saxo Bank argumenton se Europa është “ndoshta blloku ekonomik më pak i mirëpozicionuar ekonomikisht në raport me ngadalësimin e rritjes ekonomike globale që po shohim”.
“Kur ekonomia globale ngadalësohet ose më keq, ekonomitë me sufiçit janë më së shumti në dobi të kërkesës globale që vuajnë më shumë. Duke qenë se Europa është i vetmi bllok i madh ekonomik që drejton një tepricë të madhe agregate, ajo dhe Gjermania në veçanti, janë veçanërisht të dobta për një ngadalësim global të rritjes “.
*Burimi:CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





