Qeveria shqiptare ka marrë vendim të nxjerrë në shitje të gjitha pasuritë e paluajtshme apo objektet e dhëna me qira kundrejt pagesës 1 euro për metër katrorë. Vendimi që u morr më 13 mars të këtij viti lejon privatizimin e objekteve nga ato biznese që kanë marrë në dorëzim mbi bazën e kontratave qiramarrëse që shkojnë deri në 99 vite.
Vendimi nuk u publikua atë ditë që por u mësua pas dy javësh kur doli në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij pronat me sipërfaqe mbi 500 m2, i shiten në mënyrë të drejtpërdrejtë kontraktuesit.
Objektet e pronat e qeverisë do të dalin në shitje vetëm nëse janë plotësuar disa kritere, ku pasi është konsumuar, të paktën, mbi 5 vjet kontrata; në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150 për qind të vlerës së truallit dhe kur nga ana e kontraktuesit janë respektuar kushtet e kontratës dhe ai nuk ka detyrime ndaj shtetit.

Por në raste se përfituesi nuk kë më shumë se 5 vjet qira atëherë vlera e investimit duhet të jetë mbi 750 për qind të vlerës së truallit
Vendimi i marrë nga qeveria parashikon që nga blerja e pronës publike të përfitojnë edhe ato biznese që kanë ndërtuar objekt krejtësisht të ri apo dhe në rastet kur objektit të marrë me qira/enfiteozë i janë bërë ndryshime, shtesa apo prishje të shumta të miratuara me aktet ligjore përkatëse
Për qiramarrësit që blejnë nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, pasuri (godinën + linja teknologjike, makineri e pajisje), të cilin e kanë me qira/enfiteozë apo kontratë qiraje 1 euro, shlyerja e vlerës së objektit (godinës + linjës teknologjike, makineri e pajisje) bëhet deri në 80 për qind të vlerës së saj me bono privatizimi.
Për rastet kur objekti ka ish-pronar trualli, vlera e truallit, sipas përcaktimeve të bëra në dosjen e privatizimit, i kalon pronarit për kompensim.
Ky vendim hap një shteg për blerjen e tokës të paktën për dy grupe biznesesh: ato të turizmit që kanë ndërtuara në bregdet në tokë publike dhe pronarët e medieve. Me një ligj të dy viteve më parë bizneset nëse investojnë në turizëm mbi 50 mln euro mund të marrin tokë me qira shtetërore 1 euro. Me vendimin ri ato pas disa vitesh, ose me shpejt, mund ta blejnë këtë truall. Dy nga investimet më të mëdha në turizmi kohët e fundit janë resortet në Palasë dhe gjirin e Lalëzit. Këto resorte i përkasin disa biznesmenëve më të fuqishëm dhe ndikim në vend.
Ky vendim është pasuar nga një tjetër vendim i qeverisë për pezullimin e procesit të dhënies së titujve të pronësisë mbi bazën e ligjit 7501 “Për tokën” në zonat bregdetare që nga Shkodra deri në Sarandë. Të dyja këto vendime ishin shumë diskrete në sytë e publikut. Por ngritja e tonit nga Greqia , posaçërisht kryeministrit Tsipras , dot përcaktoj fatin e mëtejshëm të vendimit.
Artikull plotësues
Pronat e minoritetit grek në Himarë, Tsipras paralajmëron Shqipërinë
Nga lehtësitë për të blerë tokën publike do të favorizohen dukshëm jo vetëm biznesin fason, por edhe pronarët e medieve, të cilët më herët kanë përfituar nga marrja e objekteve të ndryshme shtetërore kundrejt pagesës 1 euro për metër katror.
Shumë televizione private kanë marrë me qira ambiente shtetërore, që më parë kanë ish-ndërmarrje dhe zhvilluar aktivitet në to. A është kjo një tentativë “për të blerë “ mediet? Ndoshta jo për vendimi doli pak përpara zgjedhjeve lokale dhe pikërisht në mes të krizës politike
“Shqipëria 1 euro” ka qenë një nismë e qeverisë Berisha, asaj kohe opozita socialiste u shpreh kundër duke deklaruar se kjo bëhej vetëm për të përfituar familja e kryeministrit. Edhe pse premtohej se do ta anulonte, Rilindja e la në fuqi atë.
Në mandatin e kaluar, qeveria “Rama” nënshkroi disa kontrata qiraje me tarifën “1 Euro”, të tilla si ato për Ish-Ndërmarrjen Gjeofizike në Patos”, 12.507 metra/katrorë; Agjencinë e Rezervave të Shtetit në Librazhd, 38.200 metra/katrorë; apo edhe 9.800 të tjera dhënë me qira pikërisht brenda mjediseve të kompanisë “Albpetrol” në Patos. Në kohën kur ministria e Ekonomisë ishte e ndarë dhe drejtohej nga Milva Ekonomi do të bëhej publik lajmi se ka realizuar 21 kontrata, dhënie objektesh shtetërore me qiranë simbolike 1 Euro për 2016, kjo në ndihmë të sipërmarrjes, të cilat kanë mundësuar investime me vlerë 25 milionë euro dhe kanë punësuar 3000 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




