Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë me dije pak ditë më parë përmes drejtorit të Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, se për skemën e rimbursimit të fermerëve për produktet primare bujqësore nuk ka kthim mbrapa.
Fermërët, grumbulluesit dhe përpunuesit paralajmërojnë një manifestim paqësor më 3 prill në Lushnje në shenjë proteste ndaj mosreflektimit të qeverisë.
Gjithashtu do të ketë takime mes fermerëve dhe grumbulluesëve në të gjitha rrethet.
Shqetësimet e sektorit do ti përcillen po ashtu edhe faktorit ndërkombetar. Çështja do të diskutohet edhe me universitetet dhe dhomat e tregtisë në vend.
Të hënën përfaqësues nga komuniteti i fermerëve, grumbulluesëve dhe përpunuesëve kanë zhvilluar një takim të koordinuar nga Albanian Food Industry, të cilët kanë shfaqur një shqetësim në rritje për situatën e krijuar.
Pasoja e menjëhershme e këtij ligji, sipas tyre në të gjithë nënsektorët e bujqësisë, është ulja e çmimit të lëndës së parë, pra çmimit efektiv të shitjes së produktit bujqësor dhe blegtoral nga fermeri.

Efektet që artikulojnë grupet e interesit:
• Nxitjen e shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në mënyrë informale
• Cënimin e sigurisë ushqimore për shkak të rritjes së informalitetit
• Ulja e konkurueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në tregjet e huaja dhe në tregun vendas karshi produkteve të importit.
Uljen e mëtejshme të leverdisë për mbarështimin e gjedhit dhe të imtave si dhe kutivimin e tokës.
• Frenimi i investimeve në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimin, apo më keq akoma braktisjen e investitorëve aktualë
• Emigrim masiv dhe braktisje e fshatit
Sipas Shoqatës së Stacioneve Veterinare, numri i gjedhëve ka një rënie prej 30 mijë krerësh, po ashtu është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i të imtave ende pa hyrë në fuqi skema e re.
Sipas skemës së re, për të gjitha produktet bujqësore në blerje do të njihet 6% e TVSH-së dhe në shitje 20% e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





