Ekonomi

Kombet më të varfra të BE e shohin Britaninë si shtëpinë e pagave të larta

E ardhmja e marrëdhënieve mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet e paqartë.
Megjithatë kjo situatë nuk po i ndalon qytetarët e vendeve më të varfra të bllokut të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për paga më të larta.

Gati 40,000 njerëz nga Rumania dhe Bullgaria, dy prej tre vendeve më pak të pasura të Europës, u larguan për në Britani në terma neto në një vit përgjatë muajit shtator 2018-të. Kjo shifër është më e madhe se e qytetarëve që kanë shkuar në Britani nga të gjitha vendet e bllokut perëndimor sëbashku. Të dhënat kanë tregojnë detaje edhe për emigrimin e pjesës tjetër të bllokut drejt Britanisë.

Teksa arsyet janë të shumëfishta dhe të vështira për tu përcaktuar, ka një hendek të madh ndër paga mes Britanisë së Madhe dhe dy vendeve të Ballkanit, ku pagat bruto mesatare janë shumë të vogla 692 $ në muaj. Në krye të kësaj, këto shtete i janë bashkuar BE-së tre vjet pasi i është bashkuar shumica e kontingjentit të vendeve ish-komuniste të kontinentit, në 2007, dhe kanë pasur më pak kohë për të kapur standardet e jetesës së bllokut.

“Në Bukuresht për një punë të pakualifikuar ju mund të fitoni po aq sa në Itali ose Spanjë, ndoshta më mirë se në Greqi, por shumë më pak se në Britaninë e Madhe” është shprehur Ciprian Dascalu, ING Groep NV’s shefi i zyrës së ekonomisë për Ballkanin.
“Dhe kufijtë e Biratnisë janë hapur pak vonë për këto dy shtete”, shton ai.

Rreth 370,000 njerëz prej këtyre dy vendeve janë punësuar në Britani, krahasauar me 869,000 njerëz që janë punësuar në BE të cilët kanë ardhur nga tetë vendet e tjera së bashku të BE-së lindore. Në 2015, mesatarisht një person i vetëm (single) pa fëmijë në Britani ka fituar më shumë se shtatë herë më shumë se në Bullgari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë