Mesatarisht gratë kanë vetëm tre të katërtat e mbrojtjes legale krahasimisht me burrat gjatë jetës së tyre të punës, duke filluar që nga mospranimi në disa vende pune të konsideruara për burra, paga më e ulët për pozicione të njëjta me ta, liri më e pakët, ngacmime seksuale në vendin e punës, etj.
Këto janë konkluzionet e një raporti të Bankës Botërore.
Kërkuesit kanë analizuar nëse burrat e rritur dhe gratë kishin të drejta të barabarta me ligj në 187 vende për të prodhuar një indeks të barazisë dhe për të matur progresin gjatë dekadës së fundit.
Ata kërkuan ligje të lidhura me punën e grave dhe lirinë ekonomike, përfshirë të drejtën për të punuar në të gjithë punët, edhe ato të konsideruara si burrërore dhe barazinë në pagesë, penalitetet për ngacmime seksuale në punë, mbrojtjen e punës prindërore dhe të drejtat e trashëgimisë.

“Nëse gratë kanë shanse të barabarta për të arritur potencialin e tyre të plotë, bota nuk do të ishte veçse dhe vetëm e drejtë, por do të ishte gjithashtu edhe më e begatë”- është shprehur Kristalina Georgieva President i Përkoshëm i Bankës Botërore .
Ligjet diskriminuese bëjnë që gratë të mbahen të tërhequra ndaj pavarësisë ekonomike dhe gjithashtu kontribuojnë në humbjen e 160 trilionë dollarëve në fitimet e humbura në mbarë botën çdo vit, është shprehur Banka Botërore në një raport të vitit 2018.
Studimi i ri ka hedhur vështrimin edhe në çështje si liria e lëvizjes së grave dhe mbrojtja prej abuzimit në familje në mënyrë të rregullt të cilat sigurisht kanë impakt në pavarësisnë ekonomike të gruas.
Analizat e kërkimit kanë zbuluar se përgjatë dekadës së fundit ka patur një progres të qëndrueshëm: 131 vende miratuan reforma për të drejtat e grave.
Gjashtë vende – Belgjika, Danimarka, Franca, Letonia, Luksemburgu, dhe Suedia – mbartin pikët perfekte, 100 të tilla krahasuar me indeksin e 10 viteve më parë që ishte 0.
Megjithatë, 56 vende nuk kanë prekur ndonjë zhvillim gjatë 10 viteve të fundit në aspektin e ligjeve të barazisë në fushat e studiuara.
Indeksi gjithashtu vuri në pah ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonet.
Europa ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe Azia Qendrore kanë rezultatin më të lartë përsa i përket barazisë krahasuar me rajonet e tjera, ku gratë fitojnë gati 85 për qind të të drejtave të njeriut, ndërsa në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut gratë kishin fituar më pak se gjysmën e të drejtave të burrave.
“Ne përfundimisht po zhvillohemi në këtë drejtim, por nuk mund të rrimë nën dafina – ne duhet të bëjmë qëveritë që të lëvizin në drejtimin e duhur” është shprehur Jacqui Hunt, Drejtori Global i Grupit për të Drejtat e Grave në Europë.
Ajo shtoi se edhe një rezultat perfekt, nuk do të ishte garanci se të drejtat do të respektohen gjithmonë dhe u kërkoi qeverive që të punojnë në mënyrë proaktive për të luftuar diskriminimin gjinor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




