Ekonomi

Konkurrenca, 46 mln lekë gjobë kompanisë që menaxhon Tregun Agro-Ushqimor

Gjykata Administrative konfirmon gjobën prej 46 mln lekësh të vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës ndaj kompanisë ‘EKMA’ e cila administron tregun Agro-Ushqimor në Tiranë.

Gjykata ka vendosur se gjoba e Autoritetit të Konkurrencës për kompaninë ka qenë i bazuar, pasi ‘EKMA’ abuzon në kurriz të tregtarëve me tarifa dyfish.

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar në muajin shtator 2018 veprimtarinë e ndërmarrjes EKMA Albania SHPK e cila ushtronte aktivitetin e saj në pozita monopol.

EKMA SHPK është një firmë që vepron në tregun e dhënies me qira të mjediseve për magazinimin e produktuteve agro-ushqimore në qytetin e Tiranës.

Nga hetimi paraprak i Autoritetit të Kokurrencës do të rezultonte që veprimtaria e kësaj ndërmarrjeje ka dëmtuar tregtarët, që duke mos gjetur aletrnativë tjetër në treg, kanë pranuar çmimet e larta të EKMA Albania SHPK.

“’EKMA’ faturon qira të lartë e dyfishon çmimin e ujit dhe energjisë” citohej në raportin e Autoritetit të Konkurrencës.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Avni Sjedi, i cili më parë ka pezulluar ekzekutimin e gjobës, por pas përballjes së re me prova nga Autoriteti i Konkurrencës për pozitën dominuese të EKMA-s në treg vendosi që të konfirmonte gjobën me vlerë 46 mln lekë.
Vendimi i Gjykatës i hap rrugë vjeljes së gjobës nga Autoriteti Konkurrencës. Kompania EKMA cila administron tregun e Shumicës Agroushqimore është në bashkëpronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu e Haxhi Bardhi,.

Autoriteti i Konkurrencës i përfaqësuar nga avokati Indrit Rekan ka deklaruar në seancën gjyqësore se gjoba është e drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Ai e argumentoi kërkesën duke deklaruar se EKMA abuzon ndaj tregtarëve me faturim prej 20.5 lekësh për kë/h për energjinë elektrike ndaj tregtarëve dhe 360 lekë m3 për ujin kur çmimet janë disa herë më të lira.

Gjithashtu Autoritetii i Konkurrencës e mbështeti kërkesën e saj në një tjetër argument duke thënë se EKMA ka një monopol dhe kontratat e qirasë i ka vetëm me penalitetet ndaj tregtarëve dhe asnjë detyrim si qiradhënës.

Edhe Avokatura e Shtetit mbajti të njëjtin qëndrim.
Nga hetimi rezultoi se ndërmarrja EKMA Albania operon e vetme, pra ka pozitë dominuese.. Referuar bilancit të ndërmarrjes, vlerës së shitjeve në tregun përkatës, ndërmarrja EKMA Albania ka fuqi ekonomike e financiare, e cila mund të shkaktojë kufizime të mundshme të konkurrencës në tregun përkatës. Sipas autoritetit pozita aktuale i krijon ndërmarrjes mundësinë që të maksimiziojë fitimet duke vendosur çmime shumë të larta, të cilat nuk justifikojnë vlerën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë