Ngjarje

99 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 99 raste të reja, por nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19.

Nga 3.599 testime, 99 raste të reja, dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,599 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.
Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (04 Gusht 2021)
Raste të reja ditore         99
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale       23
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 3,599

Testime totale             914,746
Raste pozitive             133,310
Raste të shëruara         130,314
Raste Aktive                      539
Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             200
Elbasan           75
Shkodër          57
Vlorë               50
Berat               35
Lezhë              34
Fier                  29
Kukës              24
Durrës             17
Korçë               11
Gjirokastër        7


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë