Imazhet e para që të vijnë në mend kur përmenden Maldivet janë vilat luksoze mbi ujë ose plazhet e rrethuar nga rëra e bardhë.
Edhe pse Maldivet janë një nga vendet më të preferuara për pushime, shkencëtarët kanë thënë se ka ende shumë për të zbuluar për këtë vend duke qenë se vlerësohet se është “90% ujë e vetëm 1% tokë”.






Tani, qeveria e vendit dhe instituti i kërkimeve detare në Mbretërinë e Bashkuar Nekton janë bashkuar për të zbuluar disa nga ato mistere duke nisur një ekspeditë ambicioze në ujërat e paeksploruara të vendit.
Misioni Nekton Maldives, i cili nis më 4 shtator dhe përfshin ekipe shkencëtarësh nga Maldivet dhe jashtë saj, planifikon të kryejë kërkime të gjera nën 30 metra duke përdorur dy zhytës të teknologjisë së lartë, njëra prej të cilave mund të shkojë deri në 1000 metra thellësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




