Ka ndodhur

89 raste të reja dhe 3 humbje jete, janë rritur edhe testimet në 24 orët e fundit

89 raste të reja dhe 3 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 ne vend. Ndërkohë janë rritur testimet në 4,516.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar.
Ndërkohë janë shënuar 3 humbje jete, 2 qytetarë nga Tirana dhe 1 nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë