Shendet

800 mijë njerëz vrasin veten çdo vit në botë. Po në Shqipëri?

Kur ta keni përfunduar së lexuari këtë artikull të paktën gjashtë  njerëz, në botë, do të kenë vrarë veten.  Ata të gjashtë janë një fraksion i vogël i 800 mijë njerëzve që vrasin veten çdo vit, më shumë se popullsia e Uashingtonit, Oslos apo Kejp Taunit.  Ndonjëherë janë emra të famshëm si  Anthony Bourdain  apo Kate Spade, që mbushin titujt e gazetave, por janë të gjithë bij dhe bija, miq dhe kolegë, anëtarë të çmuar të familjeve dhe komuniteteve.  Kështu shkruajnë artistja Lady Gaga dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom në një shkrim opinion në gazetën britanike “The Guardian”, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

“Vetëvrasja është simptoma më ekstreme dhe e dukshme e urgjencës së madhe të shëndetit mendor, të cilën kemi dështuar ta adresojmë si duhet. Stigma, frika dhe mungesa e të kuptuarit përbëjnë  vuajtjen e të prekurve dhe parandalojnë aksionin e guximshëm, dëshpërimisht të nevojshëm dhe shumë të vonuar.”, shkruajnë ata, ndërsa shtojnë se një në katër njerëz, i përballet me probleme të shëndetit mendor në një pikë të jetës dhe “nëse nuk prekemi drejtpërdrejt, dikush të cilin e duam ka gjasa të preket.”Të rinjtë tanë janë veçanërisht të prekshëm, me vetëvrasjen që është i dyti ndër shkaqet kryesore të vdekjes, në botë,  mes grupmoshës 15 deri 29 vjeç dhe  gjysma e të gjitha sëmundjeve mendore nisin nga mosha 14-vjeçare.

“E megjithatë, pavarësisht universialitetit të çështjes, ne hasim vështirësi të flasim rreth saj hapur apo të ofrojmë kujdes apo burime të duhura. Brenda familjeve dhe komuniteteve, shpesh rrimë gojëkyçur për shkak të turpit që na thotë se ata më sëmundje mendore janë më pak të vlefshëm apo fajtorë të vuajtjeve të veta.”,  theksojnë Gaga dhe Tedros Adhanom. Në  vend që t’i trajtojmë ata që përballen me probleme të shëndetit mendor me dhembshurinë që do i ofronim dikujt me një dëmtim apo sëmundje fizike, ne tëhuajësojmë, fajësojmë dhe dënojmë. Në shumë vende shërbimet e mbështetjes janë jo ekzistente dhe ata me probleme të trajtueshme shpesh kriminalizohen – në plot kuptimin e fjalës lidhen në kushte çnjerëzore, izolohen nga pjesa tjetër e shoqërisë të pashpresë.

Më pak se gjysma e 139 shteteve që kanë politika dhe plane institucionale të shëndetit mendor, janë në një linjë me konventat e të drejtave të njeriut që theksojë rëndësinë e kalimit nga institucionet psikiatrike tek shërbimet me bazë komunitetin dhe pjesëmarrjen e njerëzve me çrregullime mendore në vendimmarrje që u përkasin atyre. Dhe shpesh, kur planet për shëndetin mendor hartohen, nuk mbështeten me burime të duhura njerëzore dhe financiare.

Tani që po flasim, çdo shtet në botë është një vend në “zhvillim” kur bie fjala te shëndeti mendor. Shëndeti mendor merr më pak se 1 përqind të  ndihmës botërore. Financimi vendas i parandalimit, promovimit dhe trajtimit është ngjashëm i ulët. Tani që flasim, çdo shtet në botë është një vend në “zhvillim” kur bie fjala te shëndeti mendor. Një investim kaq i vogël, nuk është thjesht i keq për individët, është shkatërrimtar për komunitetet dhe vë në rrezik ekonomitë. Problemet e shëndetit mendor  i kushtojnë botës 2.5 triliardë dollarë në vit, një shifër që pritet të rritet deri në 6 triliardë deri më 2030-ën, nëse nuk veprojmë.

Më pak se gjysma e 139 shteteve që kanë politika dhe plane institucionale të shëndetit mendor, janë në një linjë me konventat e të drejtave të njeriut,  që thekson rëndësinë e kalimit nga institucionet psikiatrike tek shërbimet me bazë komunitetin dhe pjesëmarrjen e njerëzve me çrregullime mendore në vendimmarrje që u përkasin atyre. Dhe shpesh, kur planet për shëndetin mendor hartohen, nuk mbështeten me burime të duhura njerëzore dhe financiare. Në shtetet me të ardhura të ulëta , norma e punonjësve të shëndetit mendor mund të jetë më e ulët se dy për njëqind mijë banorë, krahasuar me më shumë se 70 të tillë në vendet me të ardhura të larta. Ky kontrast jo në baraspeshë me nevojat, duke pasur parasysh se një në dhjetë njerëz vlerësohet se ka nevojë për përkujdes të shëndetit mendor në një kohë të caktuar.

Më 2017-ën, në Shqipëri janë kryer 199 vetëvrasje, ndër këta 135 ishin meshkuj dhe 64 femra

Për 10 Tetorin, Ditën Botërore të Shëndetit është shprehur edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ku në një postim në Facebook, ka apeluar domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tre vitet e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 659 vdekje si shkak i vetëvrasjeve, ndërsa më 2017-ën, janë kryer 199 vetëvrasje, ndër këta 135 ishin meshkuj dhe 64 femra. Tentativa për vetëvrasje, sipas të dhënave të INSTAT,  kanë rezultuar 267 të tilla.

Ndërkohë, nga 1 janari i 2018-ës thuhet të jenë shënuar 159 vetëvrasje dhe 161 tentativa për vetëvrasje. Ka edhe raste si në gusht të këtij viti, ku brenda 24 orëve u raportuan 5 tentativa për vetëvrasje. Megjithëse në terma statistikorë shifra e vetëvrasjeve të 2017-ës tregonte një rënie të këtyre akteve me 26 njerëz më pak, ose 11.5 përqind më pak, krahasuar me 2016-ën, krahasuar me vrasjet në  2017-ën, vetëvrasjet ishin tri herë më të larta.Në njëqindmijë banorë, 6 prej tyre kanë  vrarë veten në Shqipëri.Sipas të dhënave, sërish, në njëqindmijë banorë në Shqipëri, 279 janë të prekur nga depresioni, shifra më e ulët në rajon.  Megjithëse të dhënat tregojnë se në rajon Shqipëria shënon nivele të ulëta, stigma bën që shumë të mos i  adresojnë problemet dhe të mos marrin trajtimet e nevojshme për problemet e shëndetit mendor.

Nga  1 janari i 2018-ës, në Shqipëri  thuhet të jenë shënuar 159 vetëvrasje dhe 161 tentativa për vetëvrasje

“Nuk e kemi luksin më të rrimë të heshtur prej stigmës apo të pengohemi nga ide të keqkuptuara që i portretizojnë këto probleme si çështje dobësie apo dështimi moral”, mendon kreu i OBSh-së dhe artistja Gaga, e cila është gjithashtu bashkëthemeluese e Fondacionit “Born This Way” Kërkimet shkencore tregojnë se ka një rikthim katërfish të investimeve për çdo dollar të shpenzuar në trajtimin e depresionit dhe ankthit, problemet më të zakonshme të shëndetit mendor, duke i bërë shpenzimet në këtë problematikë një investim të mirë si për liderët politikë dhe punëmarrësit, përveçse gjenerojnë kursime në sektorin e shëndetësisë.

“Koha ka ardhur për ne të gjithë, bashkërisht, të trajtojmë shkaqet dhe simptomat e sëmundjeve mendore dhe të sigurojmë përkujdes për ata që vuajnë prej tyre. Nuk ke pse të jesh domosdoshmërish një artist ndërkombëtar apo kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit për të pasur ndikim. Të gjithë mund të ndihmojmë në ndërtimin e komuniteteve që kuptojnë, respektojnë dhe vënë në përparësi mirëqenien mendore.” Adhanom  dhe Gaga mendojnë se të gjithë, si shoqëri,  mund të mësojmë si të ofrojmë mbështetje për të dashurit tanë që po kalojnë përmes kohëve të vështira dhe të jemi një pjesë e lëvizjes së re – përfshirë edhe njerëzit që janë përballur vetë me sëmundje mendore – për t’u kërkuar qeverive dhe industrisë ta vendosin shëndetin mendor në majë të agjendave të tyre.

Në Zimbabve, gjyshet po drejtojnë udhën duke ofruar këshillim bazuar mbi faktet, që po ndihmon në thyerjen e stigmës. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi, programet e edukimit inkurajojnë të rinjtë të mbështesin njëri-tjetrin. Dhe teknologjia e lëvizshme po siguron platforma të reja për krijimin shërbimeve dhe hapjen e një dialogu të shëndetshëm. Qysh prej vitit 2013, Organizata Botërore e Shëndetit ka punuar me shtetet për të vënë në jetë një plan aksioni global mbi shëndetin mendor. Në fillim të këtij viti, OBSH, botoi Atlasin Botëror të  Shëndetit Mendor, që siguron informacion nga 177 shtete në progres për të arritur synimet e planit. “Por, megjithëse ka pasur ecuri, kemi nevojë për investime domethënëse në mënyrë që të përhapim shërbimet.”, thotë kreu i OBSh-së,

Vetëm medikamentet nuk munden ta ndreqin epideminë tonë të depresionit

Gjatë kësaj  jave, në ditët  e Samitit mbi Shëndetin Mendor në Mbretërinë e  Bashkuar dhe Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, një panel ekspertësh ndërkombëtarë do të botojnë në revistën shkencore “Lancet” përmbledhjen më gjithëpërfshirëse, prodhuar ndonjëherë, të kërkimit shkencor, mbi mënyrat e promovimit dhe mbrojtjes së shëndetit  mendor dhe të trajtimin  sëmundjet mendore. Kjo do të sigurojë bazë shkencore për përshkallëzimin e aksioneve globale mbi shëndetin mendor, të ngjashme me lëvizjet mbi  HIV/Aids, të cilën Kombet e Bashkuara e adoptuan më 2011-shin. Ajo lëvizje ndihmoi në shpëtimin e miliona jetëve dhe është një ilustrim mbi potencialin e aksionit të përbashkët njerëzor për trajtimin e problemeve në dukje të pakapërcyeshme “Ne të dy kemi marrë shtigje të ndryshme në jetë. Por të dy kemi parë sesi lidershipi politik, financimet, novacionet dhe veprimet individuale të guximit dhe dhembshurisë mund të ndryshojnë botën. Është koha të bëjmë të njëjtën gjë për shëndetin mendor”, përfundojnë Tedros Adhanom dhe Lady Gaga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë