Mode

8 trendet më të mira të stilit të rrugës nga pasarelat e pranverës 2020

Trendet shkojnë dhe vijnë, por shijet e një femre me stil duken kur ajo e bën një trend vjeshte menjëherë dominant në stilin e rrugës. Ky ishte rasti i një nga mesazheve më të mëdhaja të këtij muaji që iu përkushtua modës i cili u quajt “efekti i ri Celine”. Koleksioni i vjeshtës nga Hedi Slimane për shtëpinë franceze rivizitoi stilet e viteve ’70 dhe mori fundet me pala, çizmet në gjatësinë e gjurit dhe këmishat e holla dhe të gjitha këto i ktheu në unifromën e shumë femrave për këtë sezon. Dhe mund të dallohet lehtë pse, ky stil është i thjeshtë, por jo minimalist dhe ngjan me të vërtetë rifreskues pas gjithë këtyre viteve.

Nga ana tjetër, kjo energji e re e stilisëve duket se do shënojë stilin e dekadës së ardhshme apo gjeneratës së re. Fjala eksperimentale nuk është mjaftueshëm e fortë për të përshkruar atë ç’ka po ndodh në shtëpitë më të famshme të modës. Është një stil i cili shkon përtej kufijve, thyen barrierat mes gjinive dhe të bën për vete në një mënyrë të çuditshme. Ne e pamë këtë stil nëpër rrugë më shumë se kurrë gjatë këtij sezoni.

Këto janë vetëm dy ekstreme që u panë jashtë shfaqjeve të Pranverës 2020 në New York, Londër dhe Paris, të ndërthurur me stile të tjera që nga nuancat e bezhës deri tek ato të neonit.

Më poshtë janë 8 foto ku prezantohet çdo trend :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë