Simptomat që shpesh herë i injorojmë, por që në fakt paralajmërojnë diçka serioze për shëndetin
Stili i jetës tonë moderne është aq dinamik, sa që shpesh herë njerëzit mezi gjejnë kohën për të kuptuar se çfarë nuk shkon me shëndetin e tyre.
Janë disa simptoma që shpesh herë i injorojmë, por që në të vërtetë ato paralajmërojnë se diçka nuk shkon me shëndetin tonë.
Më poshtë kemi mbledhur disa informacioneve rreth sinjaleve që trupi ynë i dërgon për të na treguar se diçka nuk është mirë.
Humbja e pashpjegueshme e peshës.
Ndonëse shumë gra nuk shqetësohen për këtë pjesë, ose me saktë i gëzohen faktit kur ata humbasin peshë, kjo është diçka që ne duhet të ndalemi dhe t’i kushtojmë vëmendje.
Nëse nuk jeni në diete, por humbni papritur peshë, atëherë arsyet mund të jenë të ndryshme. Psh , stresi kronik, diabeti, kanceri, dhe kështu me radhë. Është e rekomanduar që menjëherë të kryeni një vizitë tek një mjek.
Lodhja kronike
Ndonjëherë ndjejmë lodhje, dhe kjo vjen si pasoje e orarit të zgjatur të punës, apo ngarkesave të tjera, por nëse kjo lodhje zgjat deri në dy javë , atëherë është mirë të shkoni tek një mjek. Pasi kjo simptomë paralajmëron , tiroide, sëmundje të zemrës ose mungesa e vitaminës D.
Ndryshimet e gjoksit
Nëse vëreni ndodhje ndryshim , tek ngjyra , forma, apo ju janë formuar gunga, atëherë është mirë të vizitoheni tek ndonjë gjinekolog apo mjeku i familjes, pasi këto ndryshime paralajmërojnë diçka.
Probleme me frymëmarrjen
Nëse keni probleme me frymëmarrjen , apo marramendje, edhe kur nuk kryeni ndonjë aktivitet te sforcuar fizik, atëherë është mirë të drejtoheni tek mjeku pasi kjo simptomë mund të tregojnë astmë ose sëmundje të zemrës.
Rrahjet e shpejta të zemrës
Ju nuk duhet të shkoni tek mjeku nëse përjetoni rraje të shpejta të zemrës, gjatë stërvitjes apo kur jeni i tensionuar. Por nëse ju gjithmonë ndjeni rrahje të shpejta të zemrës pa ndikimin e këtyre faktorëve, atëherë është mirë t;i kushtoni vëmendje.
Ndryshimi i ngjyrës së nishaneve në trup
Nëse vini re që një nishan në trupin tuaj ka ndryshuar ngjyrën , duhet t’i shihni tek një specialits. Dhen nëse kjo ju ndodh pas qëndrimit gjatë në diell atëherë duhet të vraponi menjëherë tek mjeku , pasi kjo simptomë , paralajmëron sëmundje të lëkurës, nuk përjashtohet rasti edhe i kancerit të lëkurës.
Ndjeni fryrje tek barku.
Nëse keni kaluar një darke të shijshme , është e zakonshme të keni edhe një bark të fryrë, por nëse barku juaj është i fryrë edhe përpara se të hani, atëherë ju mund të keni probleme me vezoret, ndaj është mirë të kryeni një kontroll tek mjeku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.