Motosport

75 vite ‘British GP’ në Formula 1

Nga Gazeta Si – Kjo fundjavë është jubilare për “British Grand Prix” në Formula 1 pasi do të press edicionin e 75 të garës së shpejtësisë. Sa herë që makinat mbërrijnë në Silverstone, interesimi më i madh është për paraqitjen e vendasve. Hamilton, Mclaren dhe Norris janë në sytë e të gjithëve për atë që do të bëjnë në shtëpi. Kjo do të jetë gara e 58 në Silverstone. Eventi është zhvilluar 12 herë në Brands Hatch dhe në 5 raste në Aintree.

7 herë kampioni i Kampioni i Botës, Lewis Hamilton ka fituar 9 gara në shtëpi. Ai vendosi 7 “pole positions” dhe 5 herë Xhiron më të shpejtë. E kryesoi garën ishullore në 357 xhiro dhe u ngjit 15 herë në podium. Skuadrat dhe pilotët vendas në 74 edicionet e kaluara u nisën 308 herë ose 27.5% të garave në “pole positions”. Xhirot më të shpejta të vendosura prej tyre janë 282 dhe fitoret britanike janë 320 ose 28.57% e garave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë