Në fillim të viteve ’70, Bruce Campbell pagoi 25,800 dollarë për 10 hektarë tokë në Hillsboro, periferi e Portlandit, në Oregon.
Inxhinieri elektrik, i cili tani është 73 vjeç dhe banon në një aeroplan të parkuar në tokën e tij thotë se ëndrra filloi kur ai pa një vend të mbushur me avionë kur ishte 15 vjeç dhe që atëherë vendosi se donte të jetonte në një të tillë.


Në vitin 1999, Campbell u vu në kërkim të avionit ku do të jetonte.
Pas muajsh kërkimi, ai gjeti një avion Boeing 727 në Greqi.
Campbell pagoi 100,000 dollarë për të dhe përfundimisht e ktheu në një shtëpi, pas disa ndryshimeve të vogla.
“Jetesa në një strukturë të tillë të plotëson”, thotë ai duke shtuar se një inxhinier, shkencëtar apo kushdo që vlerëson bukurinë e teknologjisë, do të ishte i lumtur të jetojë në një hapësirë të tillë.
Campbell paguan 370 dollarë në muaj taksa dhe energji elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




